FOTO REPORTAZH: Një goditje për integrimin? Po këta janë shumë të lumtur
Reuters shkruan se Nishani vetëm sa takoi duart me deputetët, por nuk mbajti një fjalim
Me qindra media të huaja kanë raportuar për zgjedhjen e presidentit të ri në Shqipëri. Natyrisht shumica e raporteve i referohen shkrimeve që kanë përgatitur dy gjigandët, Reuters dhe Associated Press.
Disa media të huaja e quajnë një votim të hidhura, ndërkohë që thuajse të gjitha theksojnë faktin se zgjedhja e një presidenti pa konsensus është një goditje për perspektivën evropiane të Shqipërisë. Por këto foto tregojnë krejt të kundërtën. Aty kryeministri shfaqet i lumtur. Deputetët e PD reagojnë me fishkëllima dhe gëzim si në një ndeshje futbolli. Kurse Nishani shfaqet i rëndë, thuajse nuk lëviz. Madje Reuters e thekson se presidenti i ri nuk mbajti asnjë fjalim të shkurtër, por thjesht takoi duart me deputetët.





