Thaçi uron Nishanin
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka uruar zgjedhjen e Presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani. Në telegramin e tij të urimit, kryeministri Thaçi ka thënë se ndjehet shumë i kënaqur me lajmin për zgjedhjen e tij për President të Republikës së Shqipërisë.
Thaçi e ka uruar presidentin e ri të Shqipërisë në emër të Qeverisë dhe emrin e tij personal, duke i dëshiruar sukses në punën tuaj, në krye të shtetit shqiptar.
Zgjedhja juaj President i vendit Tuaj, është edhe një e arritur e demokracisë shqiptare dhe shenjë e gatishmërisë së Shqipërisë për të ecur e sigurt nga e ardhmja. Shteti shqiptar ka luajtur dhe luan rol të rëndësishëm në rajonin tonë, dhe çdo stabilitet, përparim dhe e arritur demokratike është fitore për qytetarët e Shqipërisë, për gjithë shqiptarët kudo që jetojnë, citohet të ketë thënë Thaçi.
Thaçi ka uruar Nishanin që mandati i tij presidencial të jetë i mbushur me arritje, fitore dhe suksese në të gjitha fushat, si në rrafshin kombëtar, ashtu edhe në atë ndërkombëtar.
Institucionet e Kosovës, si gjithherë, mirëpresin forcimin e Shqipërisë,dhe shprehin gatishmërinë e thellimit të bashkëpunimit midis dy vendeve tona, është shprehur Thaçi.
Duke ju uruar edhe njëherë zgjedhjen në postin e Presidentit, shpreh besimin se dy vendet tona, Shqipëria dhe Kosova, janë shembuj të funksionimit të demokracisë në hapësirat shqiptare dhe të vendosmërisë për tu integruar në institucionet euroatlantike, thuhet në telegramin e kryeministrit Thaçi, drejtuar presidentit të ri të Shqipërisë, Bujar Nishani. /Zëri/