E Diel, 1 Nëntor 2026

Antiplumbat e rinj të policisë janë si kanotiere përballë kallashit

Share

Te pakten dikush e ka jelekun e sigurt!

Skandali me uniformat e reja të policisë shtrihet edhe tek jelekët antiplumb. Siç raporton e përditshmja Shqip, e cila e ka ndjekur në vazhdimësi këtë çështje, në Korçë është zhvilluar një testim për jelekët e rinj antiplumb. Por ato nuk i kanë rezistuar plumbave të kallashnikovit. Në bazë të testimeve të bëra rezulton se një polic me këtë jelek antiplumb është sikur ka dalë në kanatiere përballë kriminelëve. Kjo bëhet edhe më shqetësuese për faktin se shumica e armëve në duart e shqiptarëve janë pikërisht automatikë kallash, të cilët u shpërndanë në vitin 1997.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›