E Diel, 1 Nëntor 2026

Selami Xhepa: Nuk iki nga PD për asnjë arsye. Mark Marku: Jam mirditor, nuk e pranoj konvertimin

Share

Dy deputetët demokratë, Mark Marku dhe Selami Xhepa, që shfaqën kritikat e tyre në lidhje me qeverisjen, duke folur për gazetat e sotme, thonë se nuk kanë ndërmend të largohen nga kjo parti. Reagimi i tyre vjen pasi Fryma e Re Demokratike deklaroi se i mirëpret ata. Selami Xhepa ishte i prerë kur tha se për asnjë arsye nuk largohet nga PD.

Kurse Mark Marku tha se atë nuk e lidh asgjë me FRD-në, pasi drejtuesit e kësaj partie e kanë kritikuar Berishën kur janë hequr nga postet. Marku tha se ai është qëndrestar, pasi vjen nga një zonë si Mirdita, që nuk e ka pranuar konvertimin, pavarësisht kostove të rënda që ka pasur. Marku tha se e kritikon Berishën pa pasur ndonjë konflikt me të. Qëndrimi im nuk është provokim për tu larguar, por një mënyrë për ti kontribuuar debatit të brendshëm në PD, tha Marku. Deputeti i PD tha se do respektojë kontratën me votuesit e PD.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›