Lazaratasit hapin zjarr mbi policinë, kjo e fundit arreston pesë persona që vadisnin parcelat
Share
Policia vijon të vijë rreth e qark Lazaratit, por pa mundur të depërtojë në fshatin problematik. Sot në orët e para të mëngjesit policia ka arritur të bëjë disa aksione në kuadër të fushatës anti- kanabis, por janë përballur me plumbat e lazaratasve. Për fat gjërat janë mbyllur pa të plagosur. Policia është sulmuar nga dy makina fuoristradë në lëvizje. Më herët policia bëri me dije se kishte arritur të arrestonte pesë persona që vadisnin parcelat me kanabis.