E Diel, 1 Nëntor 2026

Selami Xhepa bën fushatë për PD-në: Por duhej të isha në listë

xhepa0140Deputeti demokrat, Selami Xhepa, i përjashtuar nga listat e kandidimit për zgjedhjet e qershorit, ka marrë pjesë në një miting elektoral të Partisë Demokratike në Bulqizë.

Ai ka deklaruar në fjalën e tij se bën fushatë për PD-në, por duhej të ishte në lista.

Sot nuk rreshtohem te këta kandidatë për deputetë që janë sot këtu, edhe pse duhet të isha në rresht me ta. I falënderoj të gjithë kandidatët demokratë të qarkut të Dibrës dhe të të gjithë Shqipërisë, dhe u them se në zgjedhjet e këtij viti ata do të nxjerrin në qarkun e Dibrës 4 deputetë, ashtu si në vitin 2009, tha Xhepa./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›