Pronat komunaret e Kasharit nen hetim

Problemet me mbivendosjen e pronave ne Komunen e Kasharit ne periferi te Tiranes vazhdojne te jene problem megjithese kater ish-kryetaret e fundit te komunes jane marre te pandehur dhe jane denuar per keto fakte kriminale. Edhe pse drejtesia ka nderhyre ne kete njesi vendore serish banoret kane probleme me mbivendosjet pasi pronat ne kete zone jane shume te kerkuara nga investitore ne fushen e ndertimeve. Prokuroria e Tiranes ka regjistruar kallezimin me numer 2042 ndaj kryetarit aktual Besnik Fucia dhe ish-kryetarit Faik Fejzo nen akuzen e falsifikimet te dokumenteve dhe te shperdorimit te detyres. Objekti i hetimeve ka ardhur pas kallezimit te shtetasit Myslym Shima i cili deklaron se nga viti 1991 eshte bere pronar me ligjin 7501 i nje siperfaqeje toke bujqesore prej 5200 metrash katrore te ndodhur ne fshatin Mezez Komuna Kashar Tirane. Ai thote se eshte perpjekur disa here radhazi te beje regjistrimin e siperfaqes se tokes se perfituar ne baze te ketij ligji ne Zyren e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme te Tiranes por nuk ka mundur te beje regjistrimin perkates. Edhe pse nuk eshte bere regjistrimi Zyra e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme Tirane asnjehere nuk me ka bere te njohur arsyet te cilat pengojne regjistrimin e prones sime - thote Shima ne kallezim duke deklaruar se mosregjistrimi lidhet me disa fakte kriminale.
Ai shprehet se me date 20 prill 1994 eshte njohur si pronar i tokes bujqesore me siperfaqe prej 5200 metrash katrore. Kjo njohje rezulton te jete e dokumentuar ne aktin e marrjes se tokes ne pronesi me nje numer regjistrimi 365. Ne baze te ketij akti te marrjes se tokes rezulton se siperfaqja e tokes qe me eshte dhene ne pronesi ndodhet ne fshatin Mezez e identifikuar me dy parcela. Pas marrjes se ketij akti jam paraqitur dhe kam aplikuar per regjistrimin e tokes se marre ne pronesi sipas ketij akti. Gjate gjithe kohes une jam munduar qe me mjetet e duhura ligjore te realizoj regjistrimin. Ne keto procedura jam vene ne dijeni te fakteve penale te organeve shteterore dhe te subjekteve civile - thote Shima.
Ai denoncon se ne Komunen Kashar ne menyre te cuditshme rezulton qe ne emrin e tij te jete dhene nje akt i marrjes se tokes ne pronesi me date 20 prill 1994 me ane te te cilit i eshte njohur si prone siperfaqja e tokes 1710 metra katrore. Nje pasqyrim i tille rezulton te jete i shenuar dhe ne regjistrat e komunes ku mbahet regjistrimi. Ky akt eshte i falsifikuar nisur edhe nga elemente te tjere qe kane te bejne me vulen e institucionit dhe me te dhenat ne lidhje me kufizimet e siperfaqes se tokes - vijon Shima. Nderkohe sakteson se ne kete akt mungojne pasqyrimet ne lidhje me kufizimet e tokes. Akti i mesiperm eshte leshuar nga kryetari i Komunes Kashar Faik Fejzo. Pra me vetedije te plote kryetari i komunes ka nxjerre akt te paqene dhe ka falsifikuar te dhenat ne lidhje me pronesine e tokes qe ka ne pronesi.
Prokuroria deklaron se vepra penale konsiston ne faktin se nga kryetaret e komunes eshte nderhyre ne regjistrat ku mbahen regjistrimet perkatese. Sipas tij aktet qe ka nxjerre komuna pasqyrojne ne menyre te qarte vepren penale dhe jane derguar nga komuna Kashar ne Zyren e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme.