Selanik, Meta: Reforma zgjedhore, garanci për emigrantët
SELANIK - Kreu i LSI, Ilir Meta pranoi se politika dhe politikanët shqiptarë, janë fajtorët për vonesat në marrjen e statusit kandidat të vendit tonë. Sipas tij “në Shqipëri ekziston një klimë politike jo e shëndetshme, mosbesuese dhe konfliktuale”, dhe tha se misioni i LSI është “detoksikimi i kësaj klime politike”. Një deklaratë të tillë ai e ka bërë në qytetin e Selanikut në Greqi, gjatë Konferencës Zgjedhore të LSI-së.
“Shqipëria dhe shqiptarët e meritojnë statusin e vendit kandidat, dhe shpresoj që edhe klasa politike ta meritojë. LSI do të bëjë gjithçka që reformat të përshpejtohen dhe të njihen të gjitha të drejtat për emigrantët kudo ku ata jetojnë”, tha Meta. Ai siguroi se LSI do t’iu ofrojë gjithë shqiptarëve një politike ndryshe, besim, përkushtim dhe profesionalizëm në politikë dhe qeverisje”.
Më tej, Meta pohoi se muajt e fundit po vihet re një përmirësim i vogël i klimës politike, me miratimin e disa ligjeve të rëndësishme, me punën për reformën zgjedhore e që duhet të kurorëzohet me zgjedhjen e presidentit, sepse sipas tij, kjo çështje dhe reformat duan mirëkuptim e bashkëpunim.
Duke iu referuar reformës zgjedhore ai përsëriti nevojën që ky proces, të mbyllet sa më shpejt. Meta theksoi se qëllimi kryesor është barazia e votës për qytetarët shqiptarë dhe garantimi i ushtrimit të kësaj të drejte kushtetuese edhe për emigrantët, që ata të votojnë, kudo ku që ndodhen.
Kreu i LSI ngriti lart rolin e migrantëve në forcimin e marrëdhënieve Shqipëri-Greqi, duke kërkuar që ato të mbrohen nga kushdo që synon t’I helmojë për interesa të çastit. “Të jemi të bashkuar si LSI dhe si shqiptarë, të forcojmë lidhjet me vendin”, iu drejtua Meta emigrantëve. Një javë para zgjedhjeve parlamentare në Greqi, kreu i LSI përshëndeti dhe uroi fitoren për socialistët e PASOK, nën drejtimin e Evangelos Venizelos.
Konferenca u përshëndet dhe nga Kryetari i Bashkisë së Selanikut, Janis Butaris, i cili e vlerësoi kreun e LSI-së për kontributin e tij në forcimin e marrëdhënieve të mira rajonale dhe të fqinjësisë së mirë. Duke i konsideruar "vëllezër", shqiptarët që jetojnë në Selanik, ai e vlerësoi dhe e falenderoi këtë komunitet për kontributin e madh që ka dhënë dhe vazhdon të japë në kapërcimin e krizës ekonomike që po kalon Greqia.
(Në linkun më poshtë, shihni fotot nga veprimtaria)
(el.me/BalkanWeb)
Lidhje te tjera FOTO: Meta Selanik, per konferencen zgjedhore te deges