PE, Kacin: Presidenti duhet të zgjidhet me konsensus
TIRANE - Numri dy i delegacionit në Parlamentin Europian për Europën Juglindore, Jelko Kacin i apeloi dje nga Brukseli klasës politike shqiptare zgjedhjen me konsensus të Presidentit të ri të Republikës. Sipas tij, në rast se kjo do të ndodhë atëhere mesazhi që Tirana do t’i përcillte Brukselit do të jetë sipas tij domethënës në vendimin që BE duhet të marrë për çështjen e statusit kandidat të Shqipërisë. “
Presidenti i ardhshem i Shqipërisë duhet të zgjidhet me konsensus dhe kjo jo vetëm për shkak të gjetjes së një personaliteti. Mesazhet për proces konsensual do të ishin shumë domethënëse për shqiptarët dhe ndërkombetarët”, u shpreh Kacin në një intervistë për “Albanian Screen”.
Ai nënvizoi gjithashtu se në rast se edhe këtë herë nuk do arrijnë të gjejnë konsensus për emrin e ri të presidentit, politikanët do të dëmtojnë imazhin e tyre dhe të Shqipërisë edhe më shumë.
“Ne kemi nevojë të flasim per konsensus. Nuk bëhet fjalë të gjejmë vetëm një personalitet, por për të dhënë mesazhe si brenda ashtu dhe jashtë vendit. Dhe, në rastin e Shqipërisë, këto lloj mesazhesh janë shumë të rëndësishme, për arsye se duhet fituar më shumë besim. Nga ana tjetër, unë do të thosha, se njerëzit në Shqipëri janë të ngopur tashmë me konfliktet mes liderëve kryesorë. Dhe këto konflikte, që rikthehen, nuk mirëpriten në Shqipëri. Pra, unë shpresoj se drejtuesit kryesorë do të kenë mësuar diçka nga këto ngjarje, përndryshe, do të bëhen më shumë démodé seç janë tani”, - vuri në dukje Kacin.
Mandej ai ka apeluar se është koha për të ndryshuar në emër të së ardhmes dhe për një jetë më të mirë. “Ne duam që në Shqipëri të ketë më shumë Evropë. Dhe kjo është ajo për të cilën njerëzit duhet të bien dakord”, - ka qenë mesazhi i qartë i numrit dy në delegacionin e parlamentit europian për Shqipërinë. Zgjedhjen e një presidenti konensual e ka apeluar edhe trojka e ambasadorëve të SHBA, BE e OSBE në Tiranë. Vetëm pak ditë më parë si kreu i Zyrës së Prezencës, Eugen Volfart ashtu edhe ambasadori i Bashkimit Europian, Eugen Volfart bënë të qartë se zgjedhja e një presidenti me konsensusin e të gjitha partive parlamentare do të ishte shumë e mirëpritur nga ndërkombëtarët.
(er.nu/GSH/BalkanWeb)