E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, puna në kanalizime,shpërthejnë ujrat e zeza

Disa familje në rrugën 5 maji në Tiranë rrezikojnë të permbyten nga vërshimi i ujerave të zeza. Problemet janë shkaktuar gjatë punimeve për kanalizimet e reja. Banorët janë ankuar dhe shprehen se janë gati të kontribuojnë ekonomikisht për të zgjidhur problemin. 

TIRANE- Prej dy ditësh banorët e 12 shtëpive në rrugën 5 maji në varësi të minibashkise 4 gjenden në rrezikun e përmbytjes nga ujerat e zeza. Kanalizimiet e reja që po kryhen në një nga rrugët e kësaj lagjeje kanë sjellë dhe problemet e para. Ndërrimi i linjës së tubacioneve nga “fi 500” ne “fi 1000” ka bërë të humbë nivelin ekzistues të tubacionit dhe të kthej pas shkarkimin e ujrave të zeza. Banorët shprehen se ditën e sotme e kanë kaluar duke u ankuar sa tek kryeplaku i lagjes e sa tek inxhinieri i firmës që po bën punimet në këtë tubacion, ata shprehen se askush nuk ka nje zgjidhje për ta.
Të ndodhur ndërmjet dy segmenteve rrugore njërit në përfundim të asfaltimit dhe sitemimit urban dhe segmentit ku sapo kanë filluar punimet për rikonstruksionin e kanalizimeve, banoret pranojnë të kontribuojnë dhe ekonomikisht për të gjetur një zgjidhje sa më të shpejtë për problemin e tyre së bashku me pushtetin lokal.

(e.n/News24/ balkanweb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›