E Shtunë, 31 Tetor 2026

Seldi: Manal, mos bjer pre e lojës së Jetmirit

19/04/10 22:46

Seldi me Manal kanë qëndruar për një kohë të gjatë duke biseduar dhe ai e pyet Manalin nëse po e përjeton me emocion faktin që është në nominim dhe ajo përgjigjet se është pak në tension. Seldi shprehet se problemi i saj qëndron në faktin që ajo duhet të ecë vetë, dhe thekson që ajo gjithë ditën e shpenzon me Jetmirin. Manal thotë se ajo nuk mund ti shkojë nga pas Seldit e ai i përgjigjet se është shumë larg nga Jetmiri me karakter. Seldi shprehet se Jetmiri mendon vetëm për veten e tij dhe e këshillon të mos bëhet pre e lojës së tij. Manal përgjigjet se përderisa po e këshillon do të thotë se ai mendon për të dhe Seldi thotë se në njëfarë mënyre është e vërtetë kjo gjë. Seldi shprehet se e rëndësishme për Manalin është të arrijë ti njohë njerëzit e për Jetmirin shton se ai është i shqetësuar sepse përveç faktit që është në nominim, nuk ka se çfarë të japë më. Seldi thotë se Jetmiri është i lumtur që ka Manalin pasi nuk i ka mbetur asnjë person me të cilin të flasë dhe i ka mbaruar skenari që kish përgatitur. Manal përgjigjet se çdokush ka bën lojën e tij dhe Kika, i cili afrohet pranë tyre, i thotë Manalit të mos bjerë pre e lojës së askujt dhe ti kuptojë vetë gjërat. Manal shprehet se nuk e kupton pse djemtë mendojnë se ajo po i shkon pas lojës se Jetmirit dhe Kika i thotë se ai duhet ti shohë vetë situatat. Seldi ia shpjegon se ajo nuk ka nevojë që të rrijë me një person që flet gjithë ditën duke lavdëruar veten, por mbi të gjitha ajo duhet të bëjë atë që ndjen e të rrijë me atë që ndjehet mirë. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›