E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marrëveshje me Italinë për sigurimin e emigrantëve

Duke qenë se Shqipëria është një nga vendet me një numër të madh emigrantësh në vendet e huaj, ministri i Punës çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta Spiro Ksersa është shprehur se është duke bërë një marrëveshje me Italinë për sigurimin e shqiptarëve që punojnë në këtë vend. Gjatë një konference me temë menaxhimi i migracionit në Shqipëri, Ksera është shprehur se qëllimi i tyre është nxitja e punësimit sezonal dhe kthimi i emigrantëve të kualifikuar.
Këto deklarata ministri Ksera i bëri gjatë një konnferencës "menaxhimi i migracionit në Shqipëri, vështrim mbi arritjet dhe kuadrin institucional" i organizuar nga IOM, në këtë takim ka qenë i pranishëm edhe ambasadori italian në Tiranë Saba D'Elia.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›