Vëzhgimet, një në 10 shqiptarë vuan nga veshkat
12/03/2010 Shifra alarmante të përhapjes së sëmundjeve të veshkave edhe te fëmijët
Shkak, mungesa e kryerjes së kontrolleve që në fazat e para të sëmundjes
Gjatë viteve të fundit, vendi ynë po përballet me një rritje të frikshme të numrit të pacientëve që manifestojnë probleme të rënda shëndetësore për shkak të sëmundjeve që prekin organin e veshkës. Alarmi është lëshuar nga mjekët shqiptarë gjatë ditës së djeshme, e cila përkonte njëherësh edhe me Ditën Botërore të Luftës kundër sëmundjeve të veshkave. Sipas tyre, përhapja e këtyre sëmundjeve po vjen gjithnjë e më shumë në rritje, për shkak të diagnostikimit në faza të rënduara, kohë në të cilën trajtimi bëhet i vështirë, duke rrezikuar deri në humbjen e plotë të funksionit të veshkës. Vëzhgimet e kryera tregojnë se fatkeqësisht vendi ynë raporton shifra të larta të të prekurve, pavarësisht numrit të vogël të popullsisë. Por ajo që është cilësuar më problematike, sipas mjekëve, mbetet gjetja e këtyre sëmundjeve edhe te moshat e vogla. "Unë do të jap një shifër të një nga shteteve më të fuqishme në botë. Në Amerikë, një në dhjetë persona vuan nga veshkat. Unë jam i bindur që në këto shifra renditet edhe vendi ynë, pasi rastet e zbuluara së fundmi kanë pësuar rritje të frikshme. Në vitin 2025 sëmundjet e zemrës dhe të veshkave do të zënë vendin e parë në botë për sëmundshmërinë në përgjithësi", ka pohuar kreu i shërbimit të Nefrologjise në QSUT, Nestor Thereska. Ndërkohë që njihen faktorë të shumtë që ndikojnë në shtimin e kësaj patologjie, ku sipas mjekëve, duhen konsideruar si më të rrezikshmet rastet e moskontrollimit të sëmundjeve të tjera, si: diabeti, hipertensioni arterial apo bërja e një jete sedentare. Vetëm në kryeqytet pohohet se brenda një vitit evidentohen rreth 700 pacientë të rinj që manifestojnë shqetësime të rënduara siç janë gurët në veshka, të cilat në masë shkaktohen nga mbajtja e një diete të çrregullt ushqimore. Për sa i përket numrit të personave që vuajnë nga dializa, në vendin tonë numërohen mbi 400 persona. Ndonëse është shtuar numri i të prekurve, ndërgjegjësimi i popullatës për kryerjen e vizitave sa më të hershme mbetet ende në nivele të ulëta duke shtuar kërcënimin për përhapje masive në vitet e ardhshme. Për të shmangur këto probleme me sëmundjet e veshkave është e nevojshme bërja e vizitave dhe analizave që në moshat e reja, veçanërisht për gurët në veshka. Është e domosdoshme që të rinjtë pas moshës 20 vjeç duhet të bëjnë detyrimisht analizat për nivelin e albuminës (për të kapur në kohë problemet, në mënyrë që dhe trajtimi të japë rezultat pozitiv. Ndërsa kategoritë e veçanta, si gratë shtatzëna, duhet të paraqiten për kryerjen e ekzaminimit të paktën një herë në tre muaj. Si mungesë e ndjekjes së këtyre udhëzimeve, fatkeqësisht përhapja e këtyre sëmundjeve në vendin tonë ka ardhur gjithnjë e më shumë në rritje.
Transplanti i veshkave
Në fund të marsit dy ndërhyrje të tjera
Brenda pak ditësh sallat e operacioneve në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, do të realizojnë edhe dy transplante të veshkës. Pas ndërhyrjes së zhvilluar gjatë vitit të shkuar, sallat e transplantit të veshkave në QSUT do të çelen sërish për trajtimin edhe të dy pacientëve të tjerë në fund të këtij muaji. Lidhur me këto ndërhyrje, shefi i shërbimit të Nefrologjisë, Nestor Thereska pohon se ndonëse të pakta në numër transplantet e veshkave që janë kryer për herë të parë në vendin tonë gjatë vitit të shkuar kanë pasur rezultat pozitiv, çka ka ndikuar në përmirësimin e jetesës së pacientëve që manifestonin gjendje të rënda shëndetësore, për shkak të humbjes së plotë të funksionit të veshkës së tyre. Ndërkohë që në fund të muajit mars pritet të realizohen edhe dy transplante, për të cilat janë përzgjedhur edhe pacientët që do t’u nënshtrohen. "Do të bëhen edhe dy transplante të tjera përkatësisht në datat 20 dhe 25 mars”, ka pohuar Thereska. Ndërkohë që lista e personave që kanë nevojë për këtë shërbim po shtohet gjithnjë e më shumë, ndërsa mundësitë për kurimin e tyre mbeten të kufizuara.