Diferencim i testeve sipas llojit të shkollës
12/03/2010 Rreth 80 për qind e pyetjeve finale të testit do të merren nga programet orientuese
Nxënësit do të testohen sipas njohurive të marra në llojin e shkollës së ndjekur
Provimet e detyruara të Maturës Shtetërore 2010 do të jenë të diferencuara sipas llojit të shkollës. Kështu, maturantët duhet të orientohen në bazë të programeve të shpërndara për temat që duhet të mësojnë për dy provimet e detyruara që do të zhvillohen në fillim të muajit qershor. Tezat e dy provimeve, si për lëndën e Matematikës, ashtu edhe për atë të Letërsisë nuk do të jenë të jenë të njëjta për të gjithë maturantët që u nënshtrohen konkurrimeve për në universitet publike. Hartuesit e rregullores së provimeve pohojnë se për këtë vit do të hartohen shtatë variante të ndryshme testesh që do të shpërndahen në ditën e provimit për të gjitha rrethet. Përmbajtja e pyetjeve do të klasifikohet në varësi të profilit të shkollës së mesme që nxënësi ka kryer. Përkundrejt këtij fakti është përcaktuar se 60-80 për qind e tezës së provimit do të jetë nga temat tashmë të shpërndara në programet orientuese për lëndët e provimit. Profili i shkollës së mesme do të specifikojë dhe llojin e testit që maturanti do të plotësojë në ditën e provimit. Po në varësi të profilit është detajuar dhe shkalla e vështirësisë së pyetjeve. Bazuar në skemën hartuese për çdo linjë të përmbajtjes, do të përfshihen kërkesat e tri niveleve të vështirësisë, në raportet 2:2:1(duke filluar prej nivelit minimal). Pyetjet e testit do të jenë dy llojesh: me zgjedhje të shumëfishtë dhe me shtjellim të argumentuar. Këtë vit kanë të drejtë të kandidojnë për të vazhduar studimet në institucionet e arsimit të lartë publik vetëm nxënësit që vlerësohen kalues në të katër provimet e Maturës Shtetërore (dy provimet e detyruara dhe dy provimet me zgjedhje). Nëse një nxënës ka vlerësim kalues vetëm në njërin nga provimet e detyruara të Maturës Shtetërore, rezultati i tij ruhet (konsiderohet i vlefshëm) edhe në vitet në vazhdim. Nxënësi që është mbetës qoftë edhe në një nga provimet e detyruara të Maturës Shtetërore në sesionin e parë, nuk ka të drejtë të futet në provimet me zgjedhje. Specialistët që do të ngujohen në Agjencinë e Vlerësimit të Arritjeve të Nxënësve do të hartojnë edhe 12 lloje të tjera testesh që do të jenë për provimet me zgjedhje që do të zhvillohen më 30 qershor. Për këtë vit në total mendohet të jenë kryer rreth 40 mijë aplikime të regjistruara nëpërmjet formularëve A1 dhe A1Z. Pavarësisht numrit të lartë të aplikimeve, edhe për këtë vit mendohet që kuotat e pranimit të mos pësojnë rritje krahasuar me ato të miratuara për vitin shkuar, pasi universitetet nuk kanë kapacitetet për të akomoduar më shumë maturantë.
Ndarja
Llojet e testeve do të hartohen në varësi të profilit të shkollës. Në këtë mënyrë, klasifikimi i pyetjeve të provimit do të jetë i ndryshëm në varësi të llojit të shkollave të mesme, duke hartuar teste të veçanta për shkollat e mesme pedagogjike, seksionet 2-gjuhëshe, profilit shoqëror, profilit të përgjithshëm, atij natyror, profilit të gjuhëve të huaja, shkollave artistike, koreografike. Procesi i llogaritjes së rezultatit final do të përbëhet në masën 80 për qind nga rezultatet e të katër provimeve të Maturës Shtetërore dhe 20-përqindëshi i mbetur do t’i përkasë notës mesatare të arritur nga nxënësi në katër vjetët e shkollës së mesme.
Pjesëmarrja në provime
Numër regjistrimi për çdo maturant
Secili prej maturantëve që do të marrë pjesë në provimet e maturës do të ketë një numër unik identifikimi, i cili do të zbulohet vetëm pasi të jenë korrigjuar testet e provimeve, për të bërë lidhjen e pikëve të arritura me emrin e kandidatit që është përfshirë në garën e pranimeve për në universitet. Bazuar në të dhënat e dorëzuara në lidhje me aplikimet e kryera nga maturantët e rinj dhe ata të vjetër (nëpërmjet plotësimit të formuarit A1), Agjencia e Vlerësimit dhe Arritjeve të Nxënësve do të pajisë të gjithë këta aplikues me një numër të caktuar regjistrimi (bar kod). Sipas afateve të përcaktuar në rregulloren e provimeve të maturës për këtë vit, publikimi i këtyre bar kodeve do të bëhet në ditën e fundit të mbylljes së vitit shkollor. Ndërkohë që provimet e këtij viti do të shoqërohen me masa më të forta kontrolli për sa u përket ambienteve se ku do të zhvillohen provimet. Sistemimi i maturantëve në ambientet ku do të jepet provimi do të bëhet nëpërmjet një liste të posaçme që do të dërgohet nga Agjencia e Vlerësimit të Arritjeve të Nxënësve. Kjo e fundit përcakton sipas një liste, e cila do të bazohet në rendin alfabetik të nxënësve për çdo shkollë të mesme të vendit. Kështu hyrja dhe ndarja e çdo kandidati nëpër klasa ditën e provimit do të bëhet duke ndjekur detyrimisht rendin zbritës të listës emërore të dërguar nga AVA. Ashtu siç është vepruar dhe në rregulloren e vitit të shkuar, kandidatët që do të përfshihen në provimet e maturës, qofshin këto të detyruara apo me zgjedhje në ditën e provimit duhet të kenë me doemos me për identifikim pasaportën (ose certifikatën personale me fotografi ose letërnjoftimin).