E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kamëz, bashkia mbjell 400 pemë

Bashkia e Tiranës ka filluar mbjelljen e rreth 400 pemëve të llojit rrap në të dy anët e rrugës së segmentit nga Kthesa e Kamzës deri tek Instituti Bujqësor. I pranishëm në nisjen e ketyre mbjelljeve ishte edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Eama i cili theksoi se kryeqyteti jonë do të rrisë çdo ditë e më shumë përmasën e gjelber . Rama mes të tjerash foli edhe për keqmenaxhimin e territorit , duke theksuar se është absurditet fakti që një pjesë e kësaj zone është nën administrimin e komunës Kashar , ndërsa rruga kryesore nën bashkinë e kryeqytetit.
Sipas Bashkisë së Tiranës , vetë opinioni i qytetarëve e ka renditur gjelbërimin e kryeqytetit ndër prioritetet më të rëndësishme në punën e këtij institucioni.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›