E Shtunë, 31 Tetor 2026

Seldi shpërfill Domin

30/03/10 13:30

Domi është në kopësht dhe pasi ka biseduar me Tatianën, largohet nga ajo dhe afrohet tek Seldi. Domi e pyet se sa kohë ka që rri atje dhe ai nuk i përgjigjet. Ajo vazhdon të thotë nëse ai ka vendosur që të mos i flasë fare dhe kështu nuk shkon, por ndoshta ai po kërkon të marrë hakun e djeshëm por duhet të mendojë që ajo ka qënë ndryshe psikologjikisht. Seldi vazhdon të mos reagojë dhe Domi insiston me pyetje, duke i thënë që ti tregojë se sa kohë do të rrijë pa i folur, dhe të mos bëjë indiferentin pasi nuk i shkon. Duke qënë se ai nuk reagon fare, ajo kërkon të dijë nëse ai ka mbajtur këtë qëndrim dhe më përpara me ndokënd tjetër, apo është ajo e para, por përsëri nuk merr përgjigje.
Ndërkohë Edi dhe Mandi janë në kuzhinë dhe flasin për Tatianën. Edi shprehet se ai i ka thënë se ka shumë gjëra që nuk i pëlqejnë tek ajo dhe duke qënë se ajo e ka pyetur se çfarë janë këto elemente, Edi i ka thënë se kur e ka pyetur për çfarë ka qënë e mërzitur, ajo i është përgjigjur se nuk ka gjë, dhe menjëherë ka folur me Klodin për shqetësimet e saja, ndërkohë që Edi mendonte se mes tyre kishte konfidenca. Më pas ajo i ka treguar se ishte e mërzitur me Edin pasi Mandi i kishte thënë që Edi mendonte për të që po të ishte më e dobët, do të ishte më e bukur. Edi shprehet se ai ka qënë i shqetësuar për Mandin se mos e ka futur në ngatërresë kot dhe Mandi përgjigjet se kanë bërë mirë që janë sqaruar pasi ai nuk i duron dot padrejtësitë. Më pas banorët që janë zgjuar, dalin në kopësht dhe shijojnë rrezet e diellit duke shkëmbyer biseda të ndryshme.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›