Sheshi Skënderbej, Bashkia vijon punën për rehabilitimin
Bashkia e Tiranës vijon punën për rehabilitimin e sheshit Skënderbej. Pas rrethimit me tela nga ana e Inspektoratit të Bashkisë, prej Monumentit të Skënderbeut e deri te shatërvani, tani puna është përqendruar në heqjen e pllakave dhe zgjerimin e trotuarit përpara monumentit, për të bërë të mundur rindërtimin e tij. Policia Bashkiake ndjek nga afër vazhdimin e punimeve, ndërsa kureshtarë për vijimin e tyre janë bërë edhe mjaft qytetarë, të cilët kalojnë në sheshin Skënderbej. Edhe pse dy ditë më parë u deklarua nga ministri i Transporteve, Sokol Olldashi, se këto punime do të bllokoheshin, pasi projekti i ndryshuar duhet të kalojë sërish në KKRTSH për miratim, të paktën deri tani kjo gjë nuk ka ndodhur.