Rama nga Strasburgu: Transparenca vetem me kuti te hapura

Kryetari i opozites, Edi Rama i ndodhur ne Strasburg per takime me perfaqesues te ndryshem europiane, ka riktheksuar vendosmerine per te mos leshuar pe ne kerkesen per hapjen e kutive.
“Ishte nje pasdite e ngjeshur, ne vijim te nje komunikimi intensiv me parneret nderkombetare, qe te gjithe te deshiruar per zgjidhjen e krizes. Une theksova domosdomsherine e nje procesi te shkuar zgjedhor ne menyre qe te marre fund korrupsioni elektoral”, theksoi kreu socialist. Sipas Rames, duhet te behet patjeter transparenca dhe per kete ka vetem nje rruge, hapja e kutive. “Te behet transparenca nepermjet hapjes se kutive qe shqiptaret te shikojne ne driten e diellit cfare ka ndodhur. Cdo komisioner nuk duhet te jete pjesetar i forces politike por qytetari qe pergjigjet para ligjit”, shtoi ai.