E Shtunë, 31 Tetor 2026

Selimi: MPB-ja jo reale ndaj situatës

Nga Express më 19 shtator 2011 në ora 10:06

(E plotësuar)Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës ka diskutuar të hënën në një mbledhje të saj për gjendjen në Mitrovicë, ku u vlerësua se gjendja në veri nuk është edhe aq e kënaqshme pas intervenimit të Qeverisë në atë pjesë të vendit, por thanë që është mirë t’i jepet ende kohë Qeverisë dhe mekanizmave të tjerë të përfshirë në atë aksion, që të japin rezultatet e tyre, ngase, sipas tyre, aksioni ende është duke u implementuar.

Kryetari i këtij Komisioni, Ahmet Isufi vlerësoi se komisioni që ai drejton, qysh në fillim e ka përkrahur nismën e Qeverisë për ta kthyer rendin dhe ligjin në atë pjesë të Kosovës, duke shtuar se kontributi i komisionit nuk do të mungojë në asnjë rast.

“Meqë kemi të bëjmë me një proces të ndjeshëm, sa i përket angazhimit të institucioneve të Kosovës në veriun e Kosovës, konsideroj se duhet të kemi një angazhim tonin si komision, në mënyrë që të vlerësojmë situatën dhe hapat që duhet t’i ndërmarrë Qeveria e Kosovës, në këtë rast Ministria e Punëve të Brendshme dhe institucionet ndërkombëtare për të pas një funksionim normal të jetës dhe të zbatimit të ligjit dhe rendit të veri të Kosovës. Si komision, ne që në start e kemi përkrah aksionin në veriun e Kosovës, në mënyrë që atje të zbatohet rendi dhe ligji, janë bërë veprime të cilat kanë pasuar me përkrahje të KFOR-it dhe EULEX-it, por konsiderojmë se do të ishte mirë që tani e tutje të bëhen edhe hapa të tjerë, të cilët mundësojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve, duke i hequr barrikadat dhe ky është edhe obligim edhe i institucioneve të vendit dhe atyre ndërkombëtare, sepse bashkërisht kanë obligime para qytetarëve të Kosovës, por edhe para misioneve të tyre që kanë në Kosovë”, tha ai.

Për t’i dhënë hapësirë kohore këtij plani është pajtuar edhe një ndër anëtarët e këtij komisioni, Fatmir Xhelili, i cili tha se ende është herët te jepen vlerësime lidhur me zbatimin e tërësishëm të planit.

“Situata në veri është bukur e komplikuar dhe është situatë, në të cilën duhet me u marrë shumë segmente me të, gjithdimensionale, por edhe shumë faktor duhet të participojnë për mu ndryshuar situata në veri. Qeveria dhe shteti jonë nuk ka tentuar gjithherë me zgjedhë këtë problem, me metoda policore dhe me formën destructive. Plani i veprimit është duke u zhvillu dhe mendoj se duhet të presim kohë për m’i pa rezultatet e këtij plani të veprimit”, tha ai.

Ai ka shtuar se nuk ekziston vetëm në një qendër për vendimmarrje, por janë disa qendra të vendimmarrjes për ta zgjidhur problemin e veriut të Mitrovicës, prandaj edhe koordinimi me faktorët e përfshirë është i nevojshëm.

Vërejtje lidhur me shtrirjen e pushtetit të Qeverisë në veri të Mitrovicës dha Rexhep Selimi, anëtar i këtij komisioni nga Lëvizja Vetëvendosje, duke thënë se Qeveria nuk e ka vëzhguar nga afër gjendjen atje.

“Në veri nuk janë vetëm problemi i dy pikave kufitare, gjithsesi ky problem është shumë më i madh, është krucial, por atje ka edhe probleme të tjera, atje është një vijë shumë e gjatë gjeografike ndërshtetëror total i pambuluar, atje është 1/5 e territorit jashtë kontrollit të institucioneve të Kosovës, atje ka edhe 4 mijë banorë, përveç banorëve rezidentë serbë, ka edhe 4 mijë banorë të cilët po vazhdojnë të jenë të kërcënuar, të shantazhuar, të rrezikuar për jetët e tyre”, tha ai.

Selimi nuk la pa kritikuar edhe Ministrinë e Punëve të Brendshme, duke thënë nuk po paraqitet gjendja reali siç është në veri.

“Gjendja në terren është edhe më alarmante, për aq sa paraqitet në raportet e Ministrisë së Punëve të Brendshme”, tha ai.

Në fund të diskutimit rreth veriut u dhanë edhe disa rekomandime për Qeverinë e Kosovës lidhur me planin për veriun, duke ia bërë me dije se Komisioni Parlamentar për Punë të Brendshme, Siguri, jep mbështetje për planin dhe vendosjen e institucioneve në veri dhe rekomanduan që barrikadat të hiqen nga veriu, si dhe të instalohen të gjithë mekanizmat institucional në veri të Republikës së Kosovës. (Kosovapress)

Krasniqi: Kosova të bllokoj hyrjen e mallrave serbe

Lejimi i hyrjes së mallrave serbe në Kosovë pas marrëveshjes për vulat, ka nxitur reagime në Prishtinë për shkak se kjo marrëveshje po realizohet njëanshëm, pasi Serbia po i kthen mbrapsht kamionët më mall nga Kosova.

Si pasoj e kësaj zyrtarët qeveritarë kanë thënë se rreciprociteti mund të kthehet nëse vazhdon kjo bllokadë, transmeton Indeksonline.

Për këtë qeveria ka marr përkrahje edhe nga Kryeparlametnari Jakup Krasniqi, i cili ka thënë se Kosova duhet të përdorë masa edhe më të rrepta për të ndalur hyrjen e mallrave serbe.

“Qeveria ka bërë mirë që ka treguar vullnetin e saj për të në bazë të marrëveshjes për hyrjen e mallrave serbe, por nëse Serbia vazhdon me bllokimin e mallrave të Kosovës atëherë varet prej Qeverisë të vendos ndoshta masa më të rrepta të reciprocitetit”, ka thënë Krasniqi.

Protestojnë duke bërë zhurmë me sirena

Një numër i punëtorëve të kompanisë “Kosmet Prevoz” në veri të Mitrovicës, kanë defiluar të hënën me autobusët e kësaj kompanie nga qendra e pjesës veriore të Mitrovicës, e deri në afërsi të fshatit Suhodoll.

Gjatë gjithë kohës vozitësit e autobusëve u kanë rënë sirenave, duke protestuar në këtë mënyrë kundër shtrirjes së pushtetit të Republikës së Kosovës në mbarë territorin e saj.

Protestat e kompanive serbe, si dhe të institucioneve tjera në veri, janë duke u bërë në bazë të orarit që kanë caktuar strukturat paralele të Serbisë.

Sot nuk kthehet reciprociteti

Kamionët me mallra serbe do të vazhdojnë të hyjnë edhe më tej në territorin e Republikës së Kosovës pa i penguar askush. Qeveria e Kosovës nuk do ta kthejë masën e reciprocitetit as sot, megjithatë kjo mund të ndodhë gjatë ditëve në vijim nëse Qeveria e Serbisë vazhdon të mos i njoh vulat doganore të Kosovës.

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari Lila ka konfirmuar për Telegrafin se Qeveria e Kosovës nuk do ta rikthejë reciprocitetit për mallrat serbe as sot.

Sipas saj nëse Qeveria e Serbisë vazhdon të mos i njoh vulat doganore të Kosovës, reciprociteti do të jetë çështje ditësh.

“Masa e reciprocitetit nuk do të kthehet sot, por nëse autoritetet serbe nuk i pranojnë vulat është çështje e ditëve kur kthehen masat prapë”, theksoj Kusari Lila.

Ndryshe, pas arritjes së marrëveshjes në Bruksel ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, qeveria e Kosovë s ka hequr masën e reciprociteti që nga e premtja. Vetëm brenda tre ditësh rreth 50 maune me mallra serbe kanë hyrë në territorin e Kosovës, ndërkaq asnjë me mallra kosovare nuk ka mundur të hyjë në Serbi.

Rrethohet Çabra

KFOR-i po vazhdon me kontrolle të detajuara në shumë pjesë në veri të Kosovës. Makina dhe njerëz po kontrollohen vazhdimisht nga ushtarakët e KFOR-it.

Madje në mëngjes kanë arritur të largojnë një numër të madh të serbëve nga fshati i banuar me shqiptar, Cabër.

Shqiptarët nuk kanë arritur të largohen nga shtëpitë për në shkolla apo në vendet e tyre të punës. Makinat dhe njerëzit po kontrollohen nga Mitrovica në drejtim të Zubin Potokut.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›