Selimi: Nuk kam pasur polici sekrete
Ai ka mohuar kategorikisht pretendimet e Latif Gashit, i cili ka deklaruar se Selimi kishte pasur një polici sekrete, e cila ishte funksiononte jashtë kornizave të ish-Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK). Në një deklaratë me shkrim, ish-drejtori i Shërbimit Informativ të Kosovës, Latif Gashi, të cilën e kanë e ka botuar dje disa gazeta, ka thënë se personi i shumëpërfolur Naim Miftari nuk ishte anëtari SHIK-ut, por ka qenë pjesëtar i ‘policisë sekrete’ të Rexhep Selimit. Ky i fundit ka qenë ministër i Rendit në Qeverinë e Përkohshme të Kosovës nga viti 1999 deri në vitin 2001.
Mirëpo kjo është mohuar nga deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi. “Jo more, as që bëhet fjalë për diçka të tillë”, - ka thënë Selimi për “Tribuna Shqiptare”. Ai nuk ka dashur të japë më shumë detaje për këtë çështje me arsyetimin se deklaratat e zyrtarëve të PDK-së janë vetëm spekulime.