Referendumi ilegal

Ai tha se referendumi ka për qëllim forcimin e disa struktura paralele atje dhe përdorimin e tij si mjet për zhvillime politike.
Zëvendëskryeministri, Hajredin Kuçi ka thënë se referendumi i paralajmëruar kohë më parë nga serbët e komunave të Veriut, nuk ka fuqi legale.
Ai ka ftuar institucionet ndërkombëtare që të vendosin rendin dhe ligjin në veri. Ndërkohë ka porositur Beogradin që të mos krijoj ndasi etnike në Kosovë.
“Është referendum nëse tenton të quaj dikush te tillë, ilegal, pa fuqi juridike. Ky i ka dy qëllime, qëllimi i parë është që të krijohet legjitimitet disa forcave politike, po i quaj serbe atje, dhe e dyta të përdoret si mjet për zhvillimet e atjeshme politike”, tha Kuçi.
Ai ka thënë se ky referendum është më shumë për konsum të brendshëm politik midis serbëve të veriut.
Ndërkaq lidhur me atë se si duhet të zgjidhet situata në veri, zëvendëskryeministri Kuçi tha: “Zgjidhjet për veriun janë sikurse janë ta parapara me pakon e Ahtisarit, me kushtetutën e Republikës së Kosovës. Atje ka nevojë për rend dhe ligj, legjitimitet demokratik, zhvillim ekonomik dhe nuk ka nevojë për asnjë zgjidhje tjetër të veçantë“, tha Kuçi.
Referendumi është paralajmëruar të mbahet në Mitrovicë, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, më 14 dhe 15 shkurt. Por ditëve të fundit , kryetari ilegjitim i Mitrovicës së veriut, Kërstimir Pantiç ka paralajmëruar mundësinë që e rishikimit të vendimit për mbajtjen e referendumit në veri të Kosovës. /rtk/