Selimi: UÇK nuk kishte qëllim tjetër përveç lirisë, nder i madh që kam qenë bashkëluftëtar i Adem Jasharit

Pas Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, fjalën përmbyllëse në Gjykatën Speciale të Hagës e ka mbajtur Rexhep Selimi, ish deputet i Lëvizjes Vetëvendosje.
Gjatë fjalës së tij, ai u shpreh se, shpresonte që gjykata të kishte pasur kohën e duhur për të kuptuar që lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë.
“Serbia kurrë nuk e fshehu qëllimin e saj ndaj shqiptarëve. Prandaj pyes sërish: Çfarë duhet të bënim ne? Të prisnim radhën për tu vrarë, apo të iknim nga shtëpitë tona? UÇK nuk u krijua nga dëshira, por nga nevoja”, tha Selimi.
Më tej, ai shtoi se, “për mua të qenit bashkëluftëtar i Adem Jasharit është nderi më i madh”.
“Po, kam bartur armë. Armët për ne ishin mbijetesë. UÇK nuk kishte qëllim tjetër përveç lirisë. UÇK ishte ushtri çlirimtare. Jam i bindur se bëmë gjënë më të duhur. Edhe sot do ta bëja të njëjtën gjë. Prandaj na mbështeti NATO-ja”, tha ndër të tjera në fjalën e tij përmbyllëse Rexhep Selimi.
LEXO EDHE: “Krenar për çfarë kam bërë”/ Thaçi: Jam plotësisht i pafajshëm!