E Diel, 1 Nëntor 2026

Veseli në Hagë: Gjykata duhet të mbrojë të vërtetën, e drejta do të triumfojë

Pas Hashim Thaçit, ka nisur dëshminë e tij në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, ish kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Në deklaratën e tij para trupës gjykues, Veseli u shpreh se, gjithë jetën e tij ka punuar e luftuar për vendin e tij, ndërsa shtoi se pas qindra dëshmive të dhëna nuk ka asnjë provë për krime të kryera.

Kadri Veseli: “Po ju drejtohem me një pikë të vetme, Gjykata duhet me çdo kusht të mbrojë drejtësinë, të vërtetën dhe paanësinë. I kam shërbyer gjithë jetën time vendit tim, që çdo qytetar të gëzojë drejtësi dhe bota ta njeh të vërtetën. Edhe në momentet më të errëta, nuk e humba kurrë besimin se e drejta, e vërtetat dhe liria do të triumfonin.”

“Kurrë nuk kam besuar që dhuna, urrejtja apo hakmarrja mund të jenë udhërrëfyes të ndershëm”, tha Veseli.

Pas përfundimit të deklaratave, çështja kalon për vendimmarrje. Gjykatësit kanë deri në tre muaj kohë për të shpallur vendimin ose për të kërkuar shtyrje të afatit.

4 ish-krerët e UÇK-së ndodhen në qendrën e paraburgimit të Hagës që nga muaji nëntor i vitit 2020. Ndaj tyre janë ngritur akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Prokuroria Speciale në Hagë ka kërkuar 180 vite burg në total (nga 45 vite për secilin).

Akuzat e saj janë rrëzuar nga avokatët mbrojtës e të 4 ish-udhëheqësve të UÇK-së.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›