E Diel, 1 Nëntor 2026

Kallezim penal per banoret qe hoqen gurin kufitar

Pak dite pas publikimit te lajmit ne Top Channel se banoret e fshatrave ne kufi me Maqedonine po heqin piramidat kufitare te vendosura nga anetaret e komisioneve ndershteterore, policia e Kosoves ka marre ne pyetje personat te cilet dyshohen se kane hequr gurin e ri kufitar.

Sipas zedhenesit te policise, Arber Beka, ndaj personave te dyshimte eshte ngritur kallezimi penal, por ne konsultim me prokurorin publik, te dyshuarit jane liruar me procedure te rregullt.

Jozyrtarisht mesohet se anetaret e Komisionit kosovar per Demarkacionin po zhvillojne takime me banoret e fshatrave Libishte dhe Stanciq.

Shenimi i vijes kufitare mes Maqedonise dhe Kosoves ka mbetur pa u perfunduar per shkak te kushteve jo te mira atmosferike.

Megjithe pakenaqesine e banoreve, perfundimisht puna e dy komisioneve te Shkupit dhe Prishtines pritet te perfundoje ne mars te vitit 2009.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›