Maqedoni, LSDM pengon rezoluten per pavaresine

Parlamenti i Maqedonise po vazhdon debatin per rezoluten e propozuar nga partite shqiptare per njohjen e pavaresise se Kosoves.
Miratimi i rezolutes po vonohet nga partia opozitare LSDM, e cila ka parashtruar disa amendamente per kushtezimin e njohjes se Kosoves.
Kjo e fundit kerkoi shtyrjen e njohjes deri sa te finalizohet procesi i shenimit te kufirit dhe qe Shkupi zyrtar te sigurohet nese do ta respektoje Prishtina emrin kushtetues te Republikes se Maqedonise.
Opozita maqedonase nenvizoi se kryeministri Nikolla Gruevski i shmanget pergjegjesive, te cilat sic thuhet ia hedh Parlamentit.
Amendamentet e LSDM-se me shumice votash nuk jane perkrahur nga deputet pjesemarres ne seance. Vete qeveria e Shkupit ka deklaruar se eshte gati qe ne cdo kohe te miratoje vendimin per njohjen e Kosoves.