E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirana me Parlament e stadium te ri Rozeta Rapushi

Ndertim i veprave te medha investime ne cdo qytet dhe komune si dhe ridimensionimi i rolit te Zogut te pare jane projektet e qeverise ne kuader te afrimit te 100-vjetorit te Pavaresise se shtetit shqiptar. Kryeministri Sali Berisha ia kushtoi dje mbledhjen e qeverise kesaj ngjarjeje qe e cilesoi si me te madhen e viteve te ardhshme duke premtuar ndertimin e disa veprave te medha moderne infrastrukturore si parlamenti i ri stadiumi i futbollit etj. Kryeministri tha se ne kete kuader investimet do te shtrihen ne te gjitha qytetet e komunat e vendit ndaj kerkoi qe edhe buxheti i shtetit te orientohet ne kete drejtim. Vlora detyrimisht do te kete investime te rendesishme per ta pritur 100 vjetorin me tere meriten e saj. Nje komision i posacem qeveritar do te percaktoje ne teresi veprat qe do te ndertohen ne kuadrin e 100 vjetorit te Pavaresise tha Berisha ne mbledhjen e djeshme te qeverise. Sipas tij qeveria po mendon qe ky 100-vjetor te jete i prekshem ne te gjitha qytetet dhe komunat e vendit. Me konkretisht do te percaktohet qe ne Tirane ndertimi i Parlamentit do te ishte vendimi me i rendesishem qe mund te merret. Kryeministri theksoi se 100-vjetori duhet ta gjeje kete republike me tempullin e vet te demokracise te parametrave te arkitektures e te funksionalitetit me modern. Ndaj le te nise puna menjehere per te marre te gjitha vendimet dhe filluar sa me pare ndertimin e parlamentit per te cilin u be nje konkurs por te rishqyrtohen edhe nje here projektet te fillohet pa humbur kohe me projektin e zbatimit. Tirana duhet te kete ndertesen e re te parlamentit nje ndertim modern funksional te denje per Shqiperine 100 vjecare tha ai. Ndertimi i dyte modern dhe i madh do te jete jo ne fushen e institucioneve zyrtare por do te jete stadiumi me modern i kryeqytetit. Sipas kreut te qeverise menjehere Ministria e Turizmit Kultures Rinise dhe Sporteve duhet te shqyrtoje te gjitha variantet e mundshme por ne 100 vjetorin e pavaresise duhet qe kryeqyteti te kete nje nga stadiumet me moderne. Po keshtu sipas Berishes ridimensionimi i figures dhe personalitetit te mbretit Zog eshte nje kusht moral i madh per te vendosur te verteten historike ne piedestalin qe meriton. E verteta historike eshte se ai erdhi ne pushtet me zgjedhje. Ai erdhi me zgjedhje per te shpetuar vendin e tij por Ballkani i mbreterive nuk mund te toleronte regjime demokratike te zgjedhura. Ndaj e minuan nga te gjitha anet per tu rikthyer pastaj dhe vendosur mbreterine ne kete vend. Ishte Zogu I mbreti i pare i shqiptareve ai qe beri qe pavaresia te realizoi qellimin e saj shtetin e ri e te pavarur te Shqiperise tha Berisha.

Investimet
Qeveria parashikon te investoje jo vetem ne Tirane por edhe ne qytete te tjera ne kuader te 100-vjetorit te pavaresise se vendit ne vitet e ardhshme. Kryeministri Sali Berisha propozoi ndertimin e Parlamentit dhe nje stadiumi sipas standardeve nderkombetare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›