Seminar dyditor në Tiranë për LGBT, sponsorizuar nga qeveria amerikane
Të enjten në Tiranë do nisë një seminar dyditor rajonal për të drejtat e grupimit LGBT (lesbike, gej, biseksual dhe transgjinorë), sponsorizuar nga Departamenti Amerikan për Drejtësi, raporton Balkan Insight.
Ky seminar do të mbledhë përfaqësues nga organizatat joqeveritare LGBT në Shqipëri e rajon, thuhet në një njoftim të ambasadës amerikane.
Qëllimi i këtij seminari është që të mbështeten përpjekjet e këtyre organizatave për tu angazhuar në një debat të hapur në lidhje me të tjerat universale njerëzore dhe sfidat me të cilat përballet komuniteti LGBT në Shqipëri e rajon.
Në seminar do flasë edhe Kevin Sessums, një autor gej amerikan dhe Mindy Michels, një lesbike amerikane, studiuese dhe aktiviste, e cila ka jetuar në Tiranë.
SHBA i konsideron të drejtat e komunitetit LGBT si të drejta themelore njerëzore, bëri të ditur ambasada.