E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrëfehet Nishani: Jam operuar në enët e gjakut, nuk vrapoj dot. Shkolla e Bashkuar? Isha kundër regjimit

Share

Presidenti i sapozgjedhur, Bujar Nishani, e dha intervistën e tij të parë për TV Klan. Duke folur përpara Blendi Fevziut, Nishani tha se nuk e priste kandidimin e tij për president. Ai madje shtoi se ata ishin bërë gati për kandidimin e Artan Hoxhës.

Nishani tha se me origjinë është nga Libohova e Gjirokastrës, por janë detyruar të zhvendosen në Durrës. Ai deklaroi se nuk ka asnjë lidhje me Omer Nishanin.

Presidenti i ri deklaroi se kishte dashur të studionte për frëngjisht, por nuk iu dha kjo e drejtë, ndaj shkoi të studionte në Shkollën e Bashkuar.

I pyetur për ngjarjet e Shkollës së Bashkuar në vitin 1991, ai tha: Natyrisht kam qenë pedagog në atë kohë dhe kam përjetuar një situatë tepër të vështirë, pasi një grup studentësh u pozicionuan kundër lëvizjes. Jam takuar me disa nga drejtuesit e PD-së së asaj kohe. Atëherë bëja jetën e një beqari në një nga godinat e shkollës dhe çdo ditë e gjeja derën e hapur nga kontrollet që më bënin. Kam qenë një ndër aktivët kundër këtij grupi.

Nishani tha se në PD është anëtarësuar që në fillimet e saj.

Presidenti i ri deklaroi se ka dhënë dorëheqjen përpara se të kandidohej. Nishani ka shpjeguar edhe problemin e tij mjekësor.

Është e vërtetë që kam pasur një ndërhyrje kirurgjikale tre vjet më parë, për një defekt në enët e gjakut. Jam operuar në mënyrë profesionale në një nga klinikat më të mira evropiane. E vetmja mangësi është që nuk mund të vrapoj.

Nishani deklaroi se ka marrë mesazhe urimi nga deputetët e PS, por jo nga kryetari Edi Rama e as nga presidenti Topi. Nishani tha se ka pasuri, por e ka nga ana e gruas. “Për fat të mirë familja e bashkëshortes është familje tregtarësh të pasur. Kanë trashëguar prona të konsiderueshme,” tha ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›