E Diel, 1 Nëntor 2026

Seminar ndërkombëtar për gjuhën dhe kulturën shqipe

Seminari organizohet nga Fakulteti i Filologjisë i Universitetit të Prishtinës në bashkëpunim me Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë të Universitetit të Tiranës, mbështetur nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Republikës së Kosovës.

“Seminari ka qenë dhe mbetet një ngjarje e veçantë shkencore dhe kulturore për Kosovën dhe për shqiptarët në Ballkan e më gjerë”, tha ministri i Arsimit, Enver Hoxhaj duke vlerësuar rolin shumëdimensional dhe kontributin e brezave të tërë të intelektualëve edhe në prezantimin në botë të së vërtetës për Kosovën.

Drejtori i këtij edicioni, Liman Matoshi tha se “karakteri i hapur i seminarit, i afrimit dhe i komunikimit me gjuhët dhe kulturat tjera përbën padyshim forcën e vitalitetit të tij, mesazhet e miqësisë midis popujve, gjuhëve dhe kulturave të ndryshme”.

Gjatë punimeve të seminarit do të mbahen dy sesione shkencore me temat qendrore nga letërsia “Romani i sotëm shqiptar” dhe nga gjuhësia “Shqipja e folur dhe shqipja standarde”.

Tryezat e seminarit do t’i kushtohen albanologut Selman Riza me rastin e 100-vjetorit të lindjes dhe shkrimtarit  Jakov Xoxa në përkujtim të 30-vjetorit të vdekjes.

Seminari ndërkombëtar për gjuhën, letërsinë dhe kulturën shqiptare filloi për herë të parë në vitin 1974.

                                                                                             

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›