“Spiuni” Dajtit e udhëtimi jashtë shtetit
17/08/2009 SHKB verifikon lëvizjet e njërit prej 4 policëve që furnizonte Dajtin me informacione
Hetime edhe për mënyrën sesi u dha urdhri për operacionin e Durrësit
TIRANË- Hetimet për të gjetur bashkëpunëtorët e Dritan Dajtit duket se kanë mbërritur në një fazë delikate, pasi tashmë duket se janë implikuar edhe pesë policë që furnizonin të shumëkërkuarin me informacione për lëvizjet, që duhet të kryente. Pikërisht njëri prej tyre është mbajtur rreptësisht në kontroll që prej ditës kur ndodhi masakra në Durrës. Burime të rezervuara policore thonë se ky efektiv policie ka kryer udhëtim jashtë shtetit. Ndërkohë nuk saktësojnë nëse këto udhëtime kanë ndodhur para apo pas masakrës, pasi një gjë e tillë do të dekonspironte hetimet, por shtohet fakti se deri më tani janë verifikuar plotësisht lidhjet e këtyre 4 policëve me Dritan Dajtin. Një tjetër pikë e hetimeve që po kryen SHKB-ja, (Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm), është verifikimi i procedurave që parashikon Policia e Shtetit në rastet e ndërhyrjeve për arrestimin e personave të shumëkërkuar që paraqesin shkallë të lartë rrezikshmërie. Sakaq, po verifikohet edhe nëse urdhri i lëshuar për kapjen e Dajtit ishte në përputhje me ligjin për “Policinë e Shtetit” dhe nëse do të konstatohen parregullsi në këto procedura.
“Spiunët” e Dajtit
Ekspertët e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm (SHKB) kanë nisur menjëherë hetimet për identifikim dhe realizimin e personave që kanë bashkëpunuar me 38-vjeçarin Dajti. Burime pranë kësaj strukture hetimore thanë se kanë marrë të gjitha materialet dhe aktualisht po merren me këqyrjen e 10 telefonave e 15 kartave SIM që i shumëkërkuari së bashku me kunatin e tij Ergest Xhoxhin mbanin me vete. Mësohet se nga transkriptimi i bisedave paraprake një pjesë e tyre ka rezultuar se janë kryer në mënyrë të koduar me shprehjet “deti ka shumë dallgë” apo “je në drejtim të forcës”. Por specialistët shprehen se bisedat e kësaj natyre deri tani nuk janë të shumta në numër, pasi ka dhe të tjera, ku efektivat e policisë i kanë kërkuar Dritan Dajtit që të mos i merrte më te numrat me 0694104xxx, por te numrat personalë të tyre. Sipas hetuesve të SHKB-së, aktualisht është shumë shpejt të drejtosh gishtin në ndonjë person konkret.
akuzuari vazhdon të mos flasë për drejtësinë
Miqtë e kapur e të liruar të Dajtit
TIRANË- Dje policia ka lënë të lirë shtetasin Gilmando Dani. Dani është mik i afërt i Dritan Dajtit. Mendohet se Gilmando Dani ka qenë në vendngjarje ditën e masakrës në Durrës. Ai ka dhënë shpjegime në polici, në prani të avokatit të tij. I kërkuari ndërkombëtar, Dritan Dajti kishte një mori njerëzish që e ndihmonin për të lëvizur brenda dhe jashtë Shqipërisë, persona ndaj të cilëve ka tashmë informacione dhe janë të identifikuar për hetuesit e çështjes. Përveç Ledion Marës, Erges Xhorxhit dhe Elvis Karolit, policia e Tiranës ka shoqëruar dy ditët e fundit mbi dhjetëra persona që dyshoheshin si anëtarë të grupit, por që janë lënë më pas të lirë për mungesë provash. Sipas një tjetër burimi mësohet se hetimet e këtyre ditëve kanë nxjerrë në skenë ngjarje të vitit të fundit, ku dyshohet se Dajti është përgjegjësi i dëmtimit të disa bizneseve që mund të mos kenë pranuar gjobat e vëna prej të shumëkërkuarit. “Ka pasur denoncime të vazhdueshme nga biznesmenë apo informacione operative që tregojnë se Dritan Dajti vinte gjoba deri në 1 milion euro. Tani që ai është i arrestuar, denoncimet pritet të shtohen”, - bën me dije një burim nga grupi hetimor. Vetë Dajti nuk ka pranuar të japë asnjë deklarim përpara prokurorëve.
Aktiviteti 6 vjeçar mbushur me krime, i pashqetësuar nga askush
Drogë e gjoba luksoze, jeta e Dajtit
Përveç gjobëvënies, trafiku ndërkombëtar i lëndëve narkotike dyshohet se është veprimtaria tjetër e paligjshme dhe fitimprurëse për grupin kriminal. Sipas burimeve bëhet e ditur se Dritan Dajti ka shfrytëzuar lidhjet e tij për të hyrë në linjën e trafikut. Dyshimet për trafik narkotikësh përkojnë edhe me lidhjet shoqërore të Dritan Dajtit dhe Emiliano Shullazit, njërit prej të dënuarve më famëkeq në këtë fushë, i cili u arrestua në vitin 2005. Në atë kohë u tha se së bashku me Shullazin, në automjetin me të cilin lëvizte, gjendej edhe Dritan Dajti së bashku me të tjerë anëtarë të grupit. Shullazi, i arrestuar gjatë operacionit të koduar “Identikit” dyshohej se bashkëpunonte ngushtë më Dajtin, e pas arrestimit të tij, rrjeti mendohet se drejtohej prej 38-vjeçarit Dritan Dajti. Megjithatë, janë hetimet e mëtejshme ato që pritet të sigurojnë prova për grupin kriminal të Dritan Dajtit. Zyrtarë të policisë shpresojnë se me arrestimin e Dajtit, biznesmenët e gjobitur prej tij janë të lirë të denoncojnë kërcënimet e presionet, duke rënduar kështu më tej situatën juridike të autorit të masakrës së të premtes. Strukturat e Policisë së Shtetit gjatë këtyre 6 vjetëve që Dritan Dajti ka qëndruar në arrati kanë organizuar dhjetëra operacione për lokalizimin e më pas arrestimin e njeriut më të kërkuar nga drejtësia shqiptare.