Prishtinë, zhvillohet seminari ndërkombëtar për kulturën shqipe
Kryeqyteti i Republikës së Kosovës, Prishtina, që prej ditës së sotme dhe deri më 28 gusht, do të presë Seminarin e 28-të ndërkombëtar për gjuhën, letërsinë dhe kulturën shqipe, me pjesëmarrjen e më shumë se 100 studiuesve shqiptarë dhe të huaj. Tema kryesore e sesionit shkencor për gjuhën do të jetë "Shqipja e folur dhe shqipja standarde", ku do të mbahen 62 kumtesa nga albanologë shqiptarë dhe të huaj. Tryezat e seminarit do t'i kushtohen albanologut Selman Riza, me rastin e 100-vjetorit të lindjes, dhe shkrimtarit Jakov Xoxa në përkujtim të 30-vjetorit të vdekjes. Sesioni shkencor kushtuar letërsisë do të përqendrohet në zhvillimin e prozës së sotme shqiptare.
Seminari ndërkombëtar për gjuhën, letërsinë dhe kulturën shqiptare, ka zhvilluar edicionin e tij të parë në vitin 1974, viti i Kushtetutës që avanconte të drejtat e shqiptarëve e të Kosovës si element konstituiv i federatës së atëhershme.