Unë, spiuni Arthur Ransome
17/08/2009 Kërkimet e Roland Chambers në arkiva dhe dokumente deri tani të bërë jo publikë, sjellin anën tjetër të “shkrimtarit-spiun”. Botim i shtëpisë botuese “Faber”, “Anglezi i fundit: Jeta e dyfishtë e Arthur Ransome” del në botim më 20 gusht.
Njihet së tepërmi për librat që shkroi. Fëmijët jo pak herë kanë ëndërruar të kalonin pushime si personazhet e tij dhe gjithçka që rrëfen është thelbësisht britanike. Megjithatë përtej librave që dhuroi dhe fantazive të tyre, Arthur Ransome ishte shumë më tepër edhe se sa ai burri I shogët me syze dhe mustaqe si “një lopë deti”, siç e cilëson shumëkush.
Një britanik tepër i afërt me bolshevikët ai gati u përndoq për tradhti. I dashuruar për shumë vite dhe i martuar me sekretaren personale të Trosky-t, ai ishte një agjent probolshevik dhe mik i ngushtë me kreun e propagandës ruse. Një anë kjo e Ransome, që pakkush ka dëgjuar dhe e njeh.
Kërkimet e Roland Chambers në arkiva dhe dokumente deri tani të bërë jo publikë, sjellin anën tjetër të “shkrimtarit-spiun”.
Por në fakt kush është Arthur Ransome I vërtetë në këto “vija paralele”?!
Ai shkroi një sërë librash klasikë shumë të dashur për fëmijët ndërmjet viteve 1930 dhe 1940, në të cilët në mënyrë jo të zakonshme iu vendos fëmijëve emra si Titi dhe Roxher. Fëmijët “e krijuar” prej tij aktivizohen së shumti në aktivitete jashtë shtëpisë: ata notojnë, shkojnë në kamping, hanë mish të copëtuar të përzier me dhjamë dhe detyrojnë piratët e çuditshëm të ecin mbi dërrasë dhe festojnë brenda “vlerave morale të pa-komplikuara” të atyre që bëjnë Britaninë e Madhe. Por Arthur Ransome ka qenë për një kohë të gjatë edhe korrespodent i “The Guardian” në Moskë. Ndoshta disa mund të sjellin ndërmend thashethemet për gruan e tij jo-konvencionale. Shanset janë, megjithatë, që asnjë nuk është i vetëdijshëm se ky njeri që shkroi “Swallows dhe Amazons” (Gllabërime dhe amazona) ishte i martuar për shumë vjet me sekretaren personale të Trotskit; që ka ndarë një apartament me Karl Radek, shefin bolshevik të propagandës. Që ashtu si miku i tij mendonte se bota e Leninit ishte në “terma të shkëlqyer” dhe në një fazë ishte konsideruar i rrezikshëm, apo se kur ishte për një vizitë në Londër ishte arrestuar, i akuzuar për tradhti. Në të njëjtën kohë Ransome ishte gjithashtu në listën e pagesave të MI6, si agjent S76.
Madje, duket i drejtë aludimi se nuk është për t’u habitur të mendojmë se ka pasur dy Arthur Ransomes dhe se i dyti ka qenë më tepër i panjohur se i pari. E vështirë ta imagjinosh, ndërkohë që dikush jeton në një botë plot fantazi me shumë gëzim të pafajshëm dhe në jetën reale është konsideruar si rrezik i rëndë për sigurinë kombëtare. Ransome i parë ishte një mbrojtës i cili nuk kritikonte revolucionin rus, një njeri, i cili i shkroi me pasion pamflete dhe artikuj pro-bolshevikë, mohoi Terrorin e Kuq, duke justifikuar shtypjen e demokracisë, madje u përgatit për të pranuar si të nevojshëm ekzekutimin pa gjyq. Ai bashkëpunoi me Cheka – polic sekret bolshevik dhe lajmëtar i KGB-së dhe Lenini e pa atë si burimin e parë të zbulimit në policinë britanike. Në të njëjtën kohë, pavarësisht nga dyshimet serioze lidhur me besnikërinë e tij, ai ishte në listën e të paguarve të zbulimit britanik si njeri i afërt që kishte informacion për shumë nga udhëheqësit e revolucionit. Pra, ai ishte më së paku një spiun, ndoshta një agjent i dyfishtë. Tjetri, Ransome i mëvonshëm, pinte duhan, ishte autor i edukuar që bënte një jetë letrare, mbledhës folklori, i pëlqente të peshkonte dhe autor i një serie prej 12 librash për fëmijë që kanë shitur më shumë se një milion kopje, njëlloj me JK Rowling, që nga hera e fundit kur janë botuar: në vitin 1930. Pa mëdyshje, një karakter kompleks. “Ai pati sukses në konkretizimin e të kaluarës së tij absolutisht të shkëlqyer,” thotë Roland Chambers, i cili vë në dukje jetën e re të Ransome - së pari që nga viti 1984, duke qenë kështu i pari që do të përfitojë nga arkivat kombëtare të shtetit rus dhe britanik. “Por ishte një djalosh, i aftë të përshtasë veten me pragmatizëm argëtues në çdo situatë”, vëren Chambers. Ransome ishte lindur në 1884. Babai i tij ishte profesor historie dhe letërsie moderne në Universitetin e ardhshëm të “Leeds” por vdiq nga një formë e tuberkulozit kur Arthur ishte vetëm 13 vjeç. Një dështim akademik në shkollë, Ransome-s do t’I mbetej gjithmonë brenda vetes ndjenja dhe shija e pakënaqur se nuk e ndihmoi dot babanë e tij. Pikërisht babai bëri që ai të trashëgojë një dashuri të thellë për rrethinat dhe fshatin anglez, në veçanti për kodrat mbi Coniston në “Lake District”(Qarkun e liqenit), ku familja kalonte çdo vit pushimet dhe që shumë vite më vonë, do të ishin “baza” për krijimin e “Swallows dhe Amazons”. I përcaktuar për t’u bërë shkrimtar, Ransome braktisi kursin e kimisë në kolegjin e “Yorkshire” pas një viti dhe u punësua si ndihmës zyre në një shtëpi botuese në Londër. Ndërkohë nxirrte fitime duke shkruar për revista të ndryshme, duke rënë në një tendencë bohemiane dhe kështu fitoi edhe kontratën për librin e tij të parë. Duke propozuar pothuajse çdo grua që njihte dhe e shihte si ”të përshtatshme” në shoqërinë e tij, u martua me “shkatërruesen” Ivy Walker, në 1909. Katër vjet më vonë, në 1913 - pas fitimit të fazës së parë të gjyqit për shpifje ndaj Zotit Alfred Douglas, i cili nuk ishte dakord me disa nga pretendimet e Ransome në biografinë e Oscar Wilde - ai u largua nga Britania për në Rusi. Kjo vizitë e parë është në vetvete një objekt mësimi për kompleksitetin Ransomian. “Ai tha se ai duke shkuar në Rusi me qëllim që të shkruajë një libër udhërrëfyes në Shën Petersburg dhe të bëjë kërkime shkencore për gojëdhënat ruse”, thotë Chambers. Të dyja këto arsye janë sigurisht të vërteta. “Por Rusia ishte gjithashtu i vetmi vend në Evropë që kërkonte një pasaportë, e cila do të thoshte se gruaja dhe vajza e tij nuk mund të shkonin me të. Dhe ai ishte gjithashtu i dëshpëruar që do të braktiste polemikat me gjyqin e Dagllas. Ransome gjithmonë kishte pasur një gjysmë duzinë arsyesh për ndonjë gjë, dhe zakonisht ato ishin të gjitha të vërteta.“ Në çdo rast, ai ishte i mirë koordinuar, i mirë informuar. Vitin e ardhshëm, Lufta e Parë Botërore filloi dhe Ransome ishte i vendosur që të bëhej korrespondent i radikales “Daily News” në Shën Petersburg. Ai ishte një nga të parët gazetarë britanik që intervistoi Trotsky-n dhe nga 1917 ishte një nga gazetarët e përzgjedhur që u lanë në Rusi për të raportuar ato që ishin në kundërshtim me përmbysjet e mëdha politike. Akoma një bohemian, Ransome mirëpriti revolucionin e Shkurtit dhe atë të Tetorit. Ai shkroi artikuj pasionant që mbështesnin parimet dhe arritjet e tij: kjo ishte, për të, të jetoje demokracinë, një rebelim spontan i njerëzve kundër mizorive të jetës nën sundimin e carit. Dhe menjëherë sapo Bolshevikët u fuqizuan, bindjet dhe përcaktimet e tyre morale e bindën atë se ishin të vetmit njerëz që do të parandalonin që Rusia të binte në anarki– madje edhe kur u duk qartë mungesa e keqardhjes dhe mëshirës së tyre. Dëshmitar i fjalimit mjeshtëror të Trotsky më 1918, i frikësuar nga fytyrat e paduruara të turmës, Ransome shkroi se ai vullnetarisht do të jepte pjesën tjetër të jetës së tij, nëse do të mund ta ndante në minuta dhe do t’ia jepte atë burrave në Angli dhe Francë në mënyrë që ata që besonin se revolucioni rus është një turpërim, të besonin pak në të, e kështu për një minutë do të ndanin këtë përvojë të mrekullueshme. Por kishte, sigurisht, një arsye tjetër të dashurisë së Ransome për Rusinë e re. Ajo quhej Evgenia Shelepina dhe ai e takoi jashtë zyrës së Trotsky më 1917 ndërsa kërkonte për dikë që të shtypte një nga artikujt e tij. Ajo e gjeti atë, duke u ushqyer me një pjatë patatesh pothuajse të djegur. Menjëherë ata u bënë dashnorë të njëri-tjetrit. Ransome gjithashtu u bë shok i ngushtë me Radek, shefi i propagandës Bolshevike. Raportimin e tij heroik pro-Bolshevik, ai e konsideronte sikur ishte i vetmi i drejtë në vijën e oqeanit të propagandës së egër anti-ruse që bëhej nga njerëzit britanikë dhe qeverisja e tyre e gabuar. Ndoshta në mënyrë jo të habitshme, agjentët britanikë kishin paralajmëruar më herët Zyrën e të Huajve që Ransome ishte “krejtësisht në duart e Bolshevikëve”. Por në verën e 1918, MI6 e rekrutoi atë në Stokholm, para së gjithash sepse zbulimi britanik e dinte se nuk ishte askush që të njihte më mirë udhëheqësit e revolucionit.
Në të njëjtën kohë, megjithatë, Ransome në mënyrë të padënueshme po i shërbente edhe çështjes së revolucionit. Ai mbërriti menjëherë në Suedi me tre milionë rubla në çantën diplomatike bolshevike, duke udhëtuar me pasaportë britanike për vete dhe për Evgenia-n dhe letra të dhëna nga Radek (kur ai la Rusinë ishte i veshur me uniformë bolshevike; kur arriti në Suedi, ishte veshur sportiv si britanik). Një vit më vonë, ndërsa punonte për “The Guardian”, ai la Rusinë sërish me Evgeninë, këtë herë për të shkuar në Estoni, me disa milionë rubla në diamandë dhe perla për të përhapur çështjen bolshevike. “Po, ai ishte një agjent i dyfishtë,” thotë Chambers. “Ai paguhej nga britanikët, u siguronte raporte atyre, dhe po ashtu këshillonte Cheka-n në policinë e huaj britanike. Kjo tregon, se megjithëkëtë, kjo nuk ishte luftë e ftohtë. Nuk ka prova se ai kaloi informatat e ndjeshme te bolshevikët, ose madje se ai kishte qasje në të… Dhe të botoje pikëpamjet e tua?!… Nuk ka asnjë ligj që e dënon këtë. Në sytë e Ransome, ai vetë ishte gjithmonë vetëm një njeri që ecte gjithmonë përmes së vërtetës dhe që i shërbente gjithmonë interesave të tij.”
Pjesë e problemit të Ransome, siç llogarit Chambers ishte se ai kishte “një kapacitet të jashtëzakonshëm për të bërë miq të gjithë”. Një herë, megjithatë, kjo i shërbeu atij për mirë: Më 1919, shkrimtari u arrestua pasi mori trenin në “King’s Cross” dhe u mor në shqyrtim nga Sir Basil Thomson, koka e mprehtë antikomuniste e Degës Speciale. Çfarë saktësisht, Thomson e pyeti, ishte: “cilat janë bindje tuaja?
“Peshkimi,”- iu përgjigj Ransome. Pas kësaj, të dy burrat “ranë dakord për pothuajse çdo pikë”. Ransome ndërmori një numër detyrash të tjera për “The Guardian”, por më në fund e hodhi poshtë ofertën për punë të gazetës si korrespondent i Berlinit. Ai mori një vilë në liqenin e qarkut, dhe më 1929 botoi librin e tij të parë në seri, “Swallows dhe Amazons”. Në vitet e mëvonshme, Chambers thotë se, asgjë nuk e zemëroi Ransome më shumë se një sugjerim se ai kishte qenë më shumë një socialist sesa bolshevik. “Ai asnjëherë nuk integroi dhe harmonizoi kundërthëniet midis dhomëzave të ndryshme të jetës së tij,” thotë Chambers. “Ai ngurronte t’i bënte analizë vetvetes; nuk e besonte këtë. Ai urrente Frojdin. Dhe ai asnjëherë nuk kërkonte falje. Unë mendoj se një nga arsyet që ai donte aq shumë të lundronte në det ishte se në det, morali zvogëlohet për të mbijetuar. Ti je zot i ‘vendit tënd’.” Në qoftë se është me të vërtetë rasti dhe duke parë atë që ky njeri kishte parë në jetën e vet, ndoshta nuk është krejtësisht e habitshme se si librat që përfundimisht e bënë të famshëm Ransome nuk kishin të bënin aspak me politikën.
“The Guardian”
Përshtati:B.G