E Hënë, 2 Nëntor 2026

Lista me emrat zyrtarë që mund të tërheqin kredinë

20/07/2009  Banorët në ish-pronë private

Edhe në botimin e ditës së sotme gazeta “Metropol” do të vijojë publikimin e pjesës së mbetur të personave që do të mund të aplikojnë për marrjen e kredisë pranë sistemit bankar për të siguruar banesën e tyre. Aplikimet do të zyrtarizohen nëpërmjet plotësimit të formularit të verifikimit, më pas do të lidhet dhe kontrata përkatëse me bakën për tërheqjen e kredisë, e cila do të shlyhet nga këta banorë në një afat prej 30 vjetësh. Personat e shpallur në listën e mëposhtme do të mund të sigurojnë kredinë menjëherë sapo të gjejnë ambientin e banimit, teksa janë të përjashtuar nga derdhja e interesave për kredinë e marrë. Kjo e fundit do të mbulohet nga Enti Kombëtar i Banesave. Çmimi i banesës në tregun e lirë do t’i referohet kufirit të përcaktuar në vendimin e posaçëm të Këshillit të Ministrave si dhe testimit të tregut nga ana e Entit Kombëtar Banesave.

*Lista është e publikuar në "Metropol"

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›