Demetja dhe Zonja në 18m Gallery në Berlin
Dy artistë të rinj shqiptarë, Adela Demetja dhe Enkelejd Zonja ekspozojnë nga dje në 18m Gallery në Berlin. Fotografi dhe pikturë në ekspozitën që quajtur "Südlicht" (Drita e jugut).
Demetja ekspozon në Berlin pas përvojës që ka pasur në këtë qytet në menaxhimin e artit, ka kontribuar me prezantimin e disa artistëve të rinj shqiptarë. Ndërsa Zonja sapo është diplomuar në Akademinë e Arteve si nxënës i një emri të njohur të pikturës shqiptare, Edi Hila.
Ekspozita e tyre qëndron e hapur deri më 10 shtator.