E Shtunë, 31 Tetor 2026

Semiran Cela, talenti shqiptar në provë te Sampdoria

Semiran Cela është një tjetër talent shqiptar, i cili mund të luajë në Itali sezonin e ardshshëm me Sampdorian. Cela, një mesfushor sulmues i krahut të djathtë është formuar në Qenderën e Formimit në "La Berichon" në Chateauroux të Francës, ku ka luajtur me nivelet me të larta që janë në Francë, me nacionalet e U-14, U-16 dhe U-18.
Cela, aktualisht luan me ekipin e Brest në Francë, ku me të rinjtë e këtij klubi ka shënuar 8 gola gjatë këtij sezoni.
Talenit i Celës, i cili menaxhohet nga agjenti shqiptar i FIFA-s me banim ne Itali, Lulezim Haxhiaj, tërhoqi mesa duket edhe vëmendjen e Federatës Shqiptare të Futbollit, të cilët e thirrën atë në Kombëtaren U-19 që morri pjesë në turneun e Sllovakisë "Slovakia Cup", nga data 29 prill deri më 5 Maj. Cela, edhe pse nuk mundi të shënonte gol (Shqipëria i humbi të tria takimet me Sllovakinë, Kroacinë dhe Poloninë, pa mundur të shënojë qoftë dhe një gol),arriti t'i binte në sy vëzhguesit të Sampdorias, Domenico Stalone, i cili bëri të mundur dhe sigurimin e një prove testimi pranë klubit të njohur italian, që drejtohet nga Valter Novelino. Sipas informacioneve që vinë nga Italia, opioninet për sulmuesin e ri tiranas (datëlindja, 01.01.1989, 180 cm i lartë) janë shumë pozitive dhe klubi është duke trajtuar disa detaje të kontratës së lojtarit, i cili ashtu si Xhulian Rrudho te Kievo do të stërvitet pranë ekipit të parë, por do të luajë me të rinjtë e Sampdorias.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›