Sëmundja e Hënës në gjermanisht
Gëzim Hajdari
Botohen në gjermanisht poezitë e lirikut shqiptar, Gëzim Hajdëri i përkthyer nga Stefanie Golisch. Bëjet fjalë për përmbledhjen 80 faqëshe “Sëmundja e hënës”, apo e njohur në Itali si “Unë kërkoj një vend të pafajshëm”.
Gëzim Hajdari ka lindur në vitin 1957 në Shqipëri. Brenda pak vitesh ka bërë bujë dhe ka ecur përpara me jetën e tij letrare. Është nderuar edhe me çmime në Letërsi. Krijimet e tij paraqesin jetën e tij të vështirë në vitet e kaluara. Përveç lirikave janë përmbledhur dhe reportazhe udhëtimi nga Afrika dhe Azia. Ai e identifikon veten e tij në vepra si viktimë dhe nga përvojat e tij personale, si të huaj në shtëpinë e vet. Kultura e tij e hershme, apo siç e quan dhe ai vetë “atdheu i dytë” përfaqësojnë gjendjet dinamike dhe frytdhënëse për të. Kjo tregohet me faktin që poezitë e tij paraqiten në dy gjuhë në shqip dhe italisht. Autori shprehet se të dyja versionet janë njësoj të vlefshme edhe pse përkthimi është bazuar mbi tekstin italisht. Në konfrontime me rrymat bashkëkohore të lirikës europiane, Hajdari del me pyetjen e vjetër të njerëzimit, mbi gjendjen e qytetërimit dhe natyrës, për sferën atdhetare perëndimore dhe lindore, për mitet dhe arketipet, të cilat vazhdojnë të ndikohen nga njerëzit e moderuar si fuqi burimore. I ndikuar nga epika ballkanike e fëmijërisë dhe adoleshencës së tij, poezitë shfaqin përshtyje dhe mbresa natyrore të përjetuara.
Thënie e ditës
“Mendoni gabim, ju lutem, por mbi të gjithë mendoni me kokën tuaj.”
Doris Lessing