E Shtunë, 31 Tetor 2026

Semundja e Vladimir Putin

Zërat për një sëmundje të presidentit rus vladimir Putin qarkullojnë tashmë prej javësh. Por ai që i ka përëgënjeshtruar është pikërisht kryeministri Dimitri Mdvedev. Ai ka thënë se presidenti nuk është sëmurë dhe se gjendja e tij shëndetësore është e mirë. Sipas disa mediave ruse kreu i Kremlinit vuan nga nëj problem i madh me shpinën pas një fluturimi me deltaplan në shtator. Medvedev ka shtuar se presidenti duhet ët merret me sport për të qenë në dormë. Para deklaratave të kryeministrit kishte qenë dhe zëdhënësi i presidencës që ishte shprehur se Putin i cili ka një rrip të zi në xhudo si dhe është një lojtar amator në hokejin në akull kishte pasur vetëm një dëmtim të zakonshëm sportiv. Në të njëjtën kohë Medvedev ka përfituar dhe për të sqaruar sërish se midis tij dhe presidentit nuk ka përplasje dhe se nuk ka ndryshuar asgjë nga marrëdhënia e tyre.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›