E Diel, 1 Nëntor 2026

Durres sekuestrohet droge ne port kishte destinacion Italine

Policia kufitare e portit të Durrësit ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme lëndë narkotike ndërsa në pranga ka përfunduar transportuesi i saj. Lënda narkotike e dyshuar si  Kanabis Sativa, e cila synohej të trafikohej drejt Italisë, është pikasur nga policia kufitare gjatë kontrollit që ka ushtruar në trajlerin me targa të tiranës 47 91 D. Lidhur me këtë ngjarje, nga ana e policisë u arrestua në flagrancë shtetasi Lutfi Burnazi 62 vjec nga Dibra. Sasia e drogës është gjetur ne pjesen e brendshme të ketij automjeti  e cila ishte e ndarë në disa pako, ndërsa paraprakisht dyshohet të ketë një peshë mbi 210 kilogramë. Nga ana e policisë po punohet per identifikimin e personave të implikuar në këtë rrjet të trafikimit ndërkombëtarë të lëndës narkotike, për vendin e origjinës si dhe destinacionin përfundimtar. 
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›