E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sëmundja e mushkërive, e prekur 6% e popullsisë

Sëmundja e mushkërive është një ndër sëmund- jet më të rënda në vendin tonë. Jo vetëm nga numri i lartë që ajo ka prekur, rreth 6 për qind e popullatës së rritur, por edhe nga fakti se ka një vdekshmëri të lartë. Jasan Hafizi, shef i pavijonit të pneumologjisë, ka deklaruar se shkaktari kryesor për këtë numër të lartë të sëmundjes së mushkërive është duhanpirja, me rreth 80 për qind të rasteve. Por një shkaktar tjetër sipas tij është edhe ndotja e ajrit. Këto deklarata janë bërë gjatë konferencës së mbajtur me rastin e ditës botërore të sëmundjeve që prekin rrugët e frymëmarrjes.
SITUATA
Rreth 6% e popullatës në vendin tonë vuan nga sëmundjet që prekin rrugët e frymëmarrjes. Mjekët thonë se kjo shifër është tepër shqetësuese dhe shkaktari kryesor është duhanpirja, ndërkohë që ka dhe faktorë të tjerë siç është ndotja e ajrit, kryesisht kjo më problematike në zonat urbane. Ky shqetësim ngrihet nga mjekët pneumologë, të cilët u bëjnë thirrje qytetarëve të reduktojnë pirjen e duhanit, pasi trajtimi me medikamente nuk është tepër i efektshëm dhe këto lloj sëmundjeje kanë një vdekshmëri të lartë. "Ka të bëjë kryesisht me faktorë që janë të eliminueshëm siç është pirja e duhanit. Gati 80% e këtyre rasteve shkaktohet nga pirja e duhanit. Përveç pirjes së duhanit, faktor tjetër shumë i rëndësishëm është ndotja e ambientit apo mënyra e gatimit në shtëpi. Më pak të rëndësishëm janë infeksionet e përsëritura, plakja e njeriut. Shifrat tregojnë se 6% e popullatës së rritur në vendin tonë vuan nga kjo sëmundje, pra një shifër e konsiderueshme. Kjo sëmundje shkakton vdekshmëri të lartë. Grupmosha më e prekur është mbi 40 vjeç dhe me kalimin e moshës kjo sëmundje shprehet më tepër. E keqja e saj është që pacienti nuk para ka ankesa të rëndësishme dhe me kalimin e viteve ka vështirësi në frymëmarrje", - tha Jasan Hafizi, shef i pavijonit të pneumologjisë në QSUT. Këto deklarata janë bërë në kuadër të ditës botërore të sëmundjeve që prekin rrugët e frymëmarrjes. Në Tiranë është organizuar një konferencë, ku mjekë nga i gjithë vendi kanë diskutuar rreth rasteve të ndryshme dhe trajtimeve që duhet të përdoren.
(e.m/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›