E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kallezim penal per Ina Ramen

Në javët e fundit të mandatit, Kryeprokurores Ina Rama i duhet të përballet me një kallëzim penal. Është prokurori i shkarkuar Bardhyl Shehu, i cili ka depozituar kallëzimin në Prokurorinë e Rrethit Tiranë
Shehu, është pezulluar dhe më pas shkarkuar në vitin 2010, me motivacionin e shkeljeve në detyrë.
Shehu, shpjegon se motivacioni dhe shkarkimi i tij nga detyra janë konsideruar si të jashtëligjshme nga gjykata e Apelit, Gjykata e Lartë dhe 2 herë nga Gjykata Kushtetuese.
Prokuroria e Përgjithshme e motivon me mungesën e vendeve për të zbatuar vendimin e gjykatës kushtetuese, për Shehun, motivacion ky i rrëzuar edhe në vendimin e dytë të së njëjtës gjykatë.
Sipas Shehut për këtë periudhë janë bërë 22 emërime të tjera.
Ky është rasti i dytë i kallëzimit penal ndaj Ina Ramës për të njëjtën akuzë. Dy muaj më parë ishte Tom Deda, një tjetër prokuror i shkarkuar në vitin 2010.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›