Lagarde-Junker konfirmojnë përplasjet për çështjen greke
2 ditë para mbledhjes së eurogrupit, duket se huadhënësit e Greqisë ende nuk kanë rënë një mendje, për qëndrimin që duhet të mbajnë lidhur me çështjen e borxhit grek.
“Një marrëveshje mes kreditorëve ndërkombëtarë të Greqisë për të ulur borxhin e vendit, duhet të bazohet në fakte dhe jo në dëshira", tha në një intervistë për Reuters, drejtoresha e FMN, Christine Lagarde. Ajo theksoi rëndësinë e një marrëveshjeje që do të siguronte zgjidhje të qëndrueshme për borxhin e Greqisë, që do të shmangte pasigurinë e zgjatur dhe lëndimet e mëtejshme në ekonominë greke. "Të krijojmë dhe të miratojmë një plan për Greqinë, që sot të jetë i fortë e bindës sot dhe nesër të jetë i qëndrueshëm, një plan që të bazohet në në realitet dhe jo në dëshira. Qëllimi i dytë është të ruajmë integritetin, besueshmërinë dhe cilësinë e këshillave që japim, që t’i afrojmë ato tek evropianët pasi kjo është në interesat e tyre", tha ajo.
Nga ana e tij, kryetari i Eurogrup Jean Klod Junker tha se "jemi duke punuar intensivisht për një kompromis me FMN mbi çështjen e Greqisë dhe ka përparim në negociata". Ai shprehu shpresën se distanca që ndan të dy palët do të mbulohet, por shtoi se mbetet të shihet sesa këto qëndrime do të jenë afruar, deri të martën në takimin e Eurogrupit. Presidenti i Eurogrupit kërkoi gjithashtu të ndalojnë kërcënimet që vijnë nga Gjermania dhe Austria për dalje të Greqisë nga euro. “Zëra të tillë e dëmtojnë Greqinë”, theksoi Junker duke shtuar se duhet të tregojmë solidaritet me Athinën dhe të kontrollojmë fjalët tona. "Kur parashikohet dalja e Greqisë nga zona euro dhe kthimi i saj në dhrahmi, askush nuk do të investojë në vend. Eshtë më e përshtatshme të mbajmë gojën dhe të tregojmë solidaritet me Greqinë", deklaroi Juncker. Kryeministri i Luksemburgut, kujtoi se kohët e fundit Gjermania dhe shumë të tjera kanë shkelur kohezionin stabilitetit të eurozonës. "Gjithkush ka pjesën e tij të përgjegjësisë", tha ai, por sqaroi se Greqia duhet të bëhet në mënyrë të konsiderueshme më konkurruese.
Kujtojmë se FMN këmbëngul për reduktimin e borxhit grek në 120% të PBB-së në vitin 2020, ndërsa BE-ja kundërvihet për të shtyrë në vitin 2022, reduktimin e borxhit grek.