AMC, biblioteka per shkollat e Vores dhe Marikajt
AMC ka permbyllur fazen e dyte te ndihmes se ofruar per shkollat e demtuara, nga shperthimi qe ndodhi rreth nje vit me pare ne Gerdec. AMC ndihmoi per ngritjen e bibliotekave ne shkollat e Vores dhe Marikajt. Faza e pare e ndihmes se ofruar kishte te bente me kalimin e emergjences dhe kthimin e shpejte te nxenesve neper shkolla. Shkolla e Vores dhe ajo e Marikajt, u rikonstruktuan me ndihmen e AMC ne nje kohe mjaft te shkurter. Pas rikonstruksionit z. Stefanos Oktapodas, drejtor i Pergjithshem i AMC, zhvilloi nje vizite ne keto dy institucione arsimore, per te pare situaten nga afer dhe iu premtoi nxenesve dhe drejtuesve te ketyre shkollave, ngritjen e bibliotekave. Ky premtim u materializua, me ngritjen e bibliotekave brenda ambienteve te shkollave si dhe me dhurimin e 500 librave. Librat jane perzgjedhur nga lista e miratuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkences per ciklin 9-vjecar. Kontributi i AMC per keto dy shkolla, tashme ka kaluar nga stadi i emergjences ne ate te permiresimit te cilesise se edukimit. Kontributi i AMC-se per bibliotekat e shkollave te Marikajt dhe Vores, eshte vleresuar edhe nga nxenesit dhe stafi arsimor i ketyre shkollave. AMC ka mbeshtetur gjithashtu nje numer te konsiderueshem institucionesh, duke i kompletuar me pajisje kompjuterike. AMC u ka dhuruar kompjutere dhe pajisje te tjera disa qendrave spitalore, zyrave te punesimit, komisariateve te policise, Komandes se Forcave Ajrore, Shoqates Shqiptare te te Verberve, etj.