E Diel, 1 Nëntor 2026

Senati amerikan shqyrton tërheqjen e kufizimeve tregtare ndaj Rusisë

Komiteti i Financave i Senatit të Shteteve të Bashkuara ka hapur dëgjimin për shqyrtimin e tërheqjes së kufizimeve tregtare nga periudha e Luftës së Ftohtë kundër Rusisë.

Mbështetësit e tërheqjes së këtyre masave thonë se kjo do ta përmirësojë biznesin amerikan dhe se ekonomia e Rusisë do të bazohej më tepër në rregulla.

Nga ana tjetër, kritikët këmbëngulin se amandamenti Xhekson-Vanik, nuk mund të tërhiqet pa veprime ndaj gjendjes së trazuar të të drejtave të njeriut në Rusi.

Kryesuesi i Komitetit, Maks Bokës, demokrat nga Monatana, ka kërkuar që Komiteti ta tërheq amandamentin, i cili i ndalon marrëdhëniet e përhershme tregtare normale, para se Rusia të bëhet anëtare fuqiplotë e Organizatës Botërore të Tregtisë, këtë pranverë.

Amandamenti Xhekson-Vanik, gjithashtu është përdorur për dënimin e Rusisë për shkelje të të drejtave të njeriut.

Anëtarë të tjerë të Komitetit për Financa kanë thënë se masat e reja për të drejtat e njeriut duhet t`i bashkohen shfuqizimit eventual të këtij amandamenti.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›