Sulmi ndaj Panetës, vdes agresori

Sulmuesi afgan ka ndërruar jetë nga plagët e marra nga djegia pas përpjekjes për t`i sulmuar pjesëtarët e ushtrisë amerikane, që kishin dalur ta pritnin sekretarin e mbrojtjes, Leon Paneta, gjatë vizitës së tij të djeshme në një bazë në provincën Helmand në Afganistan.
Më herët zyrtarët e NATO-s, thanë se personi që ishte përkthyes në kampin Bastion, e kishte vjedhur një kamion dhe ishte nisur në drejtim të pistës, derisa aeroplani i Panetës po ateronte.
Gjenerali amerikan, Kertis Skaparoti, tha se kamioni ishte i mbushur me kontejner të karburantit dhe kishte shpërthyer flaka kur makina e goditi një pengesë.
Nuk ishte menjëherë e qartë ushtarët amerikanë kishin shtënë në drejtim të kamionit.
Paneta nuk i dha rëndësi të madhe këtij incidenti, duke thënë se nuk ka arsye të mendohet se sulmi ishte i drejtuar kundër tij.