Përkeqësohet gjendja shëndetësore e Tymoshenkos, i refuzohet trajtimi jashtë burgut

Ish-kryeministres së Ukrainës, Yulia Tymoshenko, i është mohuar trajtimi mjekësor jashtë burgut, çfarë ka qenë rekomandim i mjekëve. Vajza e saj, Eugenia, u ka thënë mediave se Tymoshenko vuan nga dhimbje të vazhdueshme në shpinë. Mjekët gjermanë, që kanë ekzaminuar shëndetin e saj këtë muaj, kanë konstatuar se Tymoshenko ka nevojë urgjente për trajtim kompleks në një objekt të specializuar sipas standardeve ndërkombëtare. Tymoshenko po vuan dënimin prej shtatë vjetësh burg, në lidhje me akuzat për “shpërdorim të detyrës zyrtare” në kohën kur ishte kryeministre. Mbështetësit e saj thonë se akuzat janë të motivuara politikisht.