E Diel, 1 Nëntor 2026

OKB, ekipi vlerësues viziton qytetet e rrethuara në Siri

Shefja e Kombeve të Bashkuara për ndihma humanitare, Valerie Amos, tha se ekipet e përbashkëta me personel nga Siria, OKB dhe Organizata për Bashkëpunim Islamik, këtë fundjavë do t`i vizioj qytetet e rrethuara në Siri, përfshirë Homsin, Hamën dhe Darën, për ta vlerësuar situatën humanitare.

Zonja Amos u shpreh se misioni do të udhëhiqet nga qeveria e Sirisë.

Deklarata e saj erdhi në kohën kur po shënohet njëvjetori i kryengritjes në Siri.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›