E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sri Lanka, atentat kamikaz, 22 të vdekur

Të paktën 22 persona mbetën të vdekur nga një atentat në Sri Lanka.

Ngjarja ndodhi në qytetin verior të Anuradhapuras. Njoftimin për sulmin e dhanë televizionet indiane.

Mes viktimave është edhe lideri i opozitës në Këshillin provincial të qendrës së Veriut.

Viktima, është një ish-gjeneral, i cili ishte së bashku më gruan e tij ndodhej në zyrën e partisë United National Party, kur një kamikaz hodhi veten në erë.

Burrë e grua mbetën të vdekur bashkë më 20 personat e tjerë.

Sulmi ende nuk është marrë persipër nga asnjë grup po dyshimet e para bien mbi ushtrinë clirimtare të Tigrave të Tamilit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›