Kirgistan, 70 të vdekur nga tërmeti

Një tërmet që goditi Kirgistanin shkaktoi 70 të vdekur si edhe shkatërroi qindra shtëpi në jugun rural të vendit aziatiko-qendror.
Konfirmimi vjen nga Ministria vendase e Emergjencave.
Tërmeti, me magnitudë 6,3 ballë të shkallës Rihter, goditi një zonë ndërmjet Kirgistanit, Taxhikistanit dhe Uzbekistanit, më e populluara e Azisë Qendrore si edhe e përfshirë në tensione ndëretnike.