Senati italian ratifikon Protokollin e Shqipërisë në NATO
Senati italian ratifikoi në unanimitet Protokollin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.Pak ditë pas ratifikimit të këtij protokolli nga Dhoma e Deputetëve, edhe anëtarët e Senatit italian dhanë njëherësh votën e tyre pro anëtarësimit të Shqipërisë në Aleancën e Atlantikut të Veriut.Në letrën e saj drejtuar kryetarit të Senatit Italian, Renato Schifani, kryetarja e Kuvendit falenderoi Schifani-n për angazhimin e tij personal, duke bërë të mundur që procesi i ratifikimit të përmbyllej brenda kalendarit të ngjeshur të punimeve të këtij viti. Në emër të Kuvendit të Shqipërisë, kryetarja e Kuvendit shprehu mirënjohjen për senatorët italianë, për miqësinë dhe besimin e tyre ndaj përpjekjeve të Shqipërisë për të merituar anëtarësimin në NATO.