E Shtunë, 31 Tetor 2026

Braçe: Ligji i dosjeve është antikushtetues

Nënkryetari i grupit parlamentar të PS-së Erjon Braçe ka kundërshtuar në emër të socialistëve miratimin e ligjit për dosjet. Sipas Braçes ligji nuk ka për qëllim tranparencën, nuk dënon diktaturën e komunizmit, por mbron diktaturën e korrupsionit. Sipas Erjon Braçes drafti për ligjin e dosjeve ka reflektuar shqetësim edhe tek ndërkombëtarët. "Ligji ka sjellë shqetësim për SHBA-në,Britaninë dhe OSBE-në. Ambasadori i OSBE-së ashtu si dhe ai i SHBA-së,tha se ligji cënon disa nene të Kushtetutës, por Berisha heshti. Sipas tij "Liria e Berishës për të sunduar, refuzimi i tij për ndërkombëtarët tregon qëllimin antikushetues të miratimit të këtij ligji nga pozita aktuale". Ndër të tjera nënkryetari i PS-së duke iu referuar deklaratës së Berishës se ligji për dosjet është i njëjtë me ligjin e dosjeve në Çeki, u shpreh, "Berisha gënjeu kur tha se ligji është binjak me atë çek, nuk ka asnjë gërmë të ngjashme me ligjin çek për gjykatën dhe prokurorinë", theksoi ai. "Debati për ligjin është i pamoralshëm. PS-ja që në 91' ka kërkuar falje për viktimat e komunizmit, ndërsa Berisha nuk e ka bërë kurrë këtë. Berisha ka qenë në krahun e diktatorëve dhe jo të viktimave të diktaturës", shtoi Braçe. Në senacën plenare, mungonte e gjithë opozita, përveç deputetit Erjon Braçe.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›